Një operacion i policisë së Mirditës i koduar “Muzgu” ka zbuluar, drogë dhe armë, duke vënë në pranga tre persona.
Pasditen e djeshme në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së Kombit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 4 kg.
Katër të dyshuarit, e kishin bërë gati për shitje lëndën narkotike, ndërsa u gjet dhe një armë zjarri pistoletë TT me dy krehëra me 14 fishekë.
Frrok (Çup) Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 vjeç dhe Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, banues në Mirditë, u arrestuan në kushtet e flagrancës gjatë kohës që po bëhej shitja.
Ndaj të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”/noa/a.k