• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Dogjën mandatet, por Berisha, Tit Vasili e Grida Duma marrin qindra mijë lek në muaj prej vitit 2019

by Java News
14/04/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji është treguar shumë zemërgjerë edhe sa i përket atyre që braktisin parlamentin, apo e bojkotojnë atë.

Lanë mandatet, por 58 deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së që braktisën parlamentin në shkurt 2019 do të vazhdojnë të marrin përfitime financiare deri më 2022.

Kjo do të thotë se ish-deputetëve të opozitës joparlamentare nuk do t’u mungojnë privilegjet edhe pas djegies së mandateve.

Neni 7 i ligjit për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, tek kreu për pagesën kalimtare, parashikon që, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në zbatim të këtij ligji deputetët e opozitës jashtëparlamentare, kanë përfituar dy paga të plotë dy muaj pas lënies së mandatit. Duke qenë se pagesa bruto është 156.770 mijë lekë të reja, secili prej tyre ka marrë 313 mijë lekë të reja për muajt mars dhe prill, megjithëse janë jashtë parlamenti.

Duke filluar nga muaji maj 2019 dhe deri në mars 2022 ata përfitojnë 50% të pagesës bruto mujore. Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti.

Kjo pagesë kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ndaj duke filluar nga muaji prill Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili iu drejtuan këtij institucioni me një shkresë zyrtare për të vijuar me pagesat, që ua jep ligji.
Duke iu referuar pagës mujore bruto të deputetit, do të thotë se ish-ligjvënësit e opozitës do të marrin çdo muaj, pa punuar, 78 mijë lekë. Më 2019, Ish-deputetët e PD, Jozefina Topalli dhe Arben Ristani fituan gjyqin ndaj Kuvendit të Shqipërisë, për pagat dhe dietat e dy viteve kur ishin në bojkot. konkretisht korrik 2014 – janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017. Gjykata Administrative vendos në favor të ish deputetëve dhe detyruar Kuvendin t’u paguajë në total 10 milionë lekë të vjetra dy ish-deputetëve.

Rrugës ligjore i janë drejtuar dhe deputetë e mazhorancës së sotme, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Valentina Leskaj, Shegushe Ligori, etj, që kanë kërkuar 15 mln lekë të vjetra pagesa për vitet 2009-2010, kur deputetë e partisë Socialiste u futën në grevë urie.

“Të jesh deputet është privilegj, është vlerësim, del përtej parasë, është përgjegjësi” u shpreh Vasilika Hysi, N/kryetare e Parlamentit./ Top channel

g.kosovari

Next Post
Basha thirrje socialistëve dhe demokratëve nga Kamza: Me Ramën nuk ka ndryshim, por dimër ekonomik!

Basha thirrje socialistëve dhe demokratëve nga Kamza: Me Ramën nuk ka ndryshim, por dimër ekonomik!

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    A eshte e drejte demokratike qe sgqiptaret te paguajne deputet qe largohen me deshiren e tyre nga detyra kushtetuese ?

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Dimensioni publik i munguar të Zonjave të Para në Shqpëri

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

January 20, 2026
Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

January 20, 2026
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Salianji vë në ‘lëvizje’ zgjedhjet në PD, zbulohet urdhri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

January 20, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Rugova e shndërroi durimin strategjik në mekanizëm shtetformues

January 20, 2026
I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

January 20, 2026
Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In