• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha thirrje socialistëve dhe demokratëve nga Kamza: Me Ramën nuk ka ndryshim, por dimër ekonomik!

by
14/04/2021 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale, zhvilloi një takim me banorët në Kamëz.

Në fjalën e tij, Basha tha se me Ramën nuk ka ndryshim, por një dimër ekonomik, papunëi dhe varfër, ndërkohë që iu kërkoi qytetarëve socialistë dhe demokratë të votojnë pa dallim numrin 9.

Ndër të tjera, kreudemokat theksoi se në 8 vite Rama ka sjellë vetëm dështime, ndërsa shtoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm nëse ata do të votojnë Partinë Demokratike më 25 prill.

Basha:  Vëllezër dhe motra të Kamzës, mirëseju gjej, nga shpirti juaj buron dëshira për ndryshim.Vij nga Paskuqani këtu, me Flamur Nokën për një vizitë në një familje.

Por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill. Një familje e ndryshme në përbërje, me nëna të vuajtura, me gjyshe që kanë sakrifikuar gjithë jetën për një ditë të bardhë, me baballarë që janë rraskapitur. Me studente  dhe studentë që kërkojnë mundësi, për të studiuar, kualifikuar, punuar këtu. Pranë prindërve të tyre, pensionistë e pensioniste që nuk u ngelet një kacidhe. Mijëra familje të hequra nga ndihma ekonomike, racizëm dhe diskrimin politik. Dhjetëra familje të tjera, nga ky shesh 8 vjet më parë iu premtua legalizim falas, e pastaj u lanë në harresë nga dështimi që troket për herë të tretë. 8 vjet dështim, dështimi fytyrën e të cilit e njihni fare mirë, po troket edhe për 4 vjet. Cila është përgjigjia e Kamzës?

Dua t’ju them se të ndryshëm siç jeni këtu në këtë shesh, anembanë, nga jugu në veri, nga Gjirokastra e Vlora në Shkodër, nga Durrës në Korçë, më 25 prill voton ndryshimin. Ndryshim kërkojnë vogëlushët, ndaj vota e 25 prillit për nënat dhe baballarët është votë për të adhmen e fëmijëve në gjithë Shqipërinë. Ndryshimi do të vijë. Pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po e ndriçon këtë shesh si bekim i zotit, si shenjë që ajo që është vullneti juaj do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka ndryshim, pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë, këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm PD, vetëm Aleanca për Ndryshim.

Dua t’ju shpreh mirënjohje, në ditët më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësi, varfëri. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin. Keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Dua t’ju pyes, të gjithë ju prindër që fëmijët ju largohen, të jenë këtu e të kenë paga të mira në shtëpinë e tyre. Votoni numrin 9. Për gjithë ju pensionistë e pensioniste që rritja e pensionit të jetë 5%, siç më tha një gjysh, nuk i del pensioni as për një pako cigare. Ulja e çmimit të energjisë e naftës bëhet vetëm duke votuar numrin 9.

Që asnjëri prej ju mos ngelet pa shkolluar, votoni numrin 9. Jemi të ndryshëm, por pa sinorë. Ky bashkim ka marrë formë nga problemet tuaja, dhimbjet, hallet tuaja që i keni ndjerë në zemër. Jemi me ju çdo ditë. Të sjellim ndryshimin më 25 prill, do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjeni ekonominë, punësimin, mirëqënien në vatrat tuaja. Kamzës dhe Paskuqanit i meriton të udhëheqë energjinë e ndryshimit, çojeni në çdo rrugë, shtëpi, në veçanti tek të pashpresët. Ngrihuni në këmbë, jepuni krah, merrini me vete në rrugën tonë të ndryshimit. Voton numrin 9. Voton për ndryshimin.’/ b.h

Next Post
Manastirliu takim në Tiranë: Vetëm me PS do të mund të shkojë deri në fund procesi i vaksinimit!

Manastirliu takim në Tiranë: Vetëm me PS do të mund të shkojë deri në fund procesi i vaksinimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

September 6, 2026
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

September 6, 2026
Detaje/ Grabitësi në zyrat e “Tokës” dyshohet se mori dy dosjet e fshatit turistik, Dhërmi

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

September 6, 2026
“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

September 6, 2026
Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

September 6, 2026
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

GJKKO mbylli dyert për mediat, reagon BE: Jemi në dijeni, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë për…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com