• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘Do bëhem kamikaze’! A u frymëzua Meta nga Kryemadhi për vetëflijimin si Allende?!

by Java News
23/03/2019 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë më parë nga qyteti i Pogradecit, Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri një deklaratë te fortë referuar krizës politike, sipas tij, ku ndodhet vendi, pasi opozita dogji mandatet dhe ka zbritur në rrugë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama me protesta, disa prej të cilave janë shoqëruar me dhune. Për të dalë nga kjo situatë, Meta bëri një lëvizje të papritur, duke u shprehur se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, njëjtë si presidenti i Kilit në vitet ’70-’73 Salvador Allende që u vetëvra si sakrificë ekstreme kundër instalimit në pushtet të një junte ushtarake.

Deklarata solli reagime të shumta, pjesa më e madhe ironike nga qeveria dhe qytetarët, ndërsa mbështetje gjeti vetëm te opozita, jo nga e reja në Kuvend, por ajo që tashmë ka dalë në rrugë. Qytetarët dhe shumica ironizuan në mënyra të ndryshme frymëzimin nga Kili të kreut të shtetit shqiptar, por duket se në fakt, nuk ka qenë Salvador Allende burimi, por bashkëshortja e tij, që është kryetare e LSI-së. Edhe pse Monika Kryemadhi deklaroi dy net më parë se me burrin e saj, që është kreu i shtetit nuk flet brenda shtëpisë për politikë, por bën vetëm dashuri, gjuha politike dhe strategjia e tradhtojnë. Pikënisja e veprimeve ekstreme për daljen nga situata politike është pikërisht nga familja Presidenciale, nga Monika Kryemadhi, gruaja e kreut të shtetit.

Në datë 14 shkurt, dy ditë para protestës së parë të opozitës së bashkuar përpara Kryeministrisë, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” u shpreh se ishte gati që të bëhej kamikaze për të larguar Edi Ramën nga pushteti. “O do iki Edi Rama, o do iki Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi! Do bëhem kamikaze me dëshirën më të madhe, pasi jam e gatshme të marr me vete Edi Ramën që të zhbllokoj Shqipërinë” tha ajo duke zbuluar kështu se kush paska qenë frymëzimi i vërtetë i Presidentit. E ndërsa paralajmërimi i fortë i Kryemadhit në 16 shkurtin e protestës se ‘Ose do ikë Rama, ose unë e Luli’ doli huq, (pasi kryeministri nuk u rrëzua) duket se në të njëjtën mënyrë do të përfundojë edhe frymëzimi i dytë nga familja Presidenciale, këtë herë në gjuhën e kreut të shtetit, pasi në të gjitha rastet shumica do ta kishte gati një pasuesin e tij.

Edhe pse Monika Kryemadhi deklaroi dy net më parë se me burrin e saj, që është kreu i shtetit nuk flet brenda shtëpisë për politikë, por bën vetëm dashuri, gjuha politike dhe strategjia e tradhtojnë.

 

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com