Pamje tmerruese tregojnë momentin kur një grua indiane rrihet egërsisht për shkak se ka lindur vajzë. Videoja shqetësuese, e incizuar nga shkallët e katit të dytë të një shtëpie, tregoi gruan duke bërtitur përderisa ajo goditet me shkopinj të hokejit përpara dhe prapa nga dy burra, nga kunati i saj dhe një shok i tij, transmeton Indeksonline.
Viktima e identifikuar si Meena Kashyap, 35-vjeçare, është goditur javën e kaluar nga familja e burrit të saj. Sipas njoftimeve, viktima nga Patiala, Punjab lindi një vajzë të cilën familja e burrit të saj refuzuan ta pranojnë duke e rrahur egërsisht. /ma.me