VIDEO/ Cassidy, macja kanadeze që ecën me karrige me rrota
Cassidy është emri i maces së vogël, e cila e privuar nga këmbët e pasme, arrin sërish të ecë falë ndërhyrjes së shoqërisë kanadeze “TinyKittens”, që kujdeset të ndihmojë kafshët endacake dhe që ka krijuar posaçërisht për të një “karrige me rrota” të vogël. Ashtu siç ka shpjeguar zëdhënësi i shoqatës së bamirësisë, macja e vogël, e privuar nga këmbët që në ditët e para të jetës së saj, ka qenë në gjendje të mbijetojë 9 javë në një pyll e vetme dhe me pak ushqim në dispozicion.
Dëshira e madhe për të jetuar, e ka lejuar Cassidy-n të gjejë kështu një shpresë të re. Shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve, synojnë që t’i vendosin proteza në këmbë sapo ajo të rritet edhe pak në mënyrë që t’i përdore lehtësisht.