• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tifozat Kuq e Zi kundër qeverisë dhe federatës: Mos na provokoni!

by
02/10/2015 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozat Kuq e Zi kundër qeverisë dhe federatës: Mos na provokoni!

“Tifozat Kuq e Zi” kanë reaguar sot kundër qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me masat e marra nga këto institucione për ndeshjen e 8 tetorit kundër Serbisë.

Përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe FSHF-së, TKZ shprehet kundër “nëpërkëmbjes së të drejtave të tifozëve”.

Ata e cilësojnë shkelje të të drejtave të njeriut ndalimin e Ismail Morinës për të qenë në “Elbasan Arena” të enjten e ardhshme, ndërsa dalin edhe kundër pranisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në stadium.

Në fund tifozët kërcënojnë se, “nëse institucionet nuk heqin dorë nga këto provokime, atëherë përgjegjësia për çdo ngjarje të pakëndshme do të bjerë mbi ju”.

Letra e plotë:

“Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Federatës Shqiptare të Futbollit

‘Tifozat Kuq e Zi’ gjejnë shkas ndeshjen e 8 tetorit mes Kombëtares shqiptare dhe serbe t’u adresohen dy organizatorëve të kësaj ngjarjeje, qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nuk besojmë se ka ndonjë shqiptar që nuk është i interesuar që ndeshja të mbyllet në suaza të ‘fair-play’-it, pavarësisht ngjarjeve vitin e kaluar në Beograd.

Si grupim, organizimet tona i kemi nisur shumë muaj përpara, fillimisht me anëtarësinë e gjerë për t’ia shpjeguar secilit rëndësinë e veçantë që ka kjo ndeshje duke marrë përgjegjësitë dhe detyrimet që na takojnë në tribunë. Por duket se këto përpjekje po minohen nga qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Nuk jemi aq naivë sa të kërkojmë heqjen e masave të sigurisë, madje përshëndesim gatishmërinë për çdo eventualitet, por jemi të frustruar nga mënyra se si praktikohen këto masa, duke shtypur, shkelur dhe dhunuar tifozët shqiptarë.

Na ndalohen veshjet që nuk na janë ndaluar në asnjë stadium në transferta, ftohen studentë serbë ndërsa ne nuk u lejuam në Beograd, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ftohet edhe kryeministri i serbëve!

I nderuar kryeministër, një ndër vetitë më fisnike që karakterizon shqiptarët është mikpritja. Shqiptari e ka shtëpinë e madhe dhe zemrën e madhe; zaten edhe Kanuni e thotë se ‘shpija e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. Por me këto ftesa ju nuk i shërbeni qetësisë, ju provokoni direkt ndjenjat tona, provokoni lojtarët që mezi shpëtuan të gjallë nga tmerri i Beogradit, dhe përfundimisht luani me ndjenjat tona, duke përdhosur edhe figurat tona kombëtare për teket tuaja.

Nuk duam t’i urojmë mirëseardhje një njeriu i cili kurrë nuk ka qenë miku jonë, nuk është miku jonë, nuk dëshiron të jetë miku jonë dhe kurrë nuk do bëhet miku jonë. Nuk do ju përziheshim në ftesat që mund t’i bënit për në oborrin e Kryeministrisë apo të ndonjë hoteli për ndonjë konferencë por, ju lutem… jo në stadium, jo një njeriu që qëndroi indiferent në stadiumin ku në kor u thirr ‘vritni shqiptarët’, dhe për këtë fajësoi shqiptarët!

Në anën tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit përmes sekretarit të saj, dje ka treguar se si nuk do të lejohet hyrja e anëtarit tonë, Ismail Morina (i njohur si “Ballisti”).

Ky është absurditet, është servilizëm i pashoq karshi kërkesave të serbëve, dhe për më tepër është i paligjshëm. Anëtari në fjalë nuk ndiqet penalisht nga asnjë institucion kompetent ligjor dhe ndalimi i tij është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ky veprim i papërgjegjshëm është hedhje benzinë në zjarr. Për më tepër as edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk e ka shpallur fajtor ‘dronin e Ballistit’ për ndërprerjen e ndeshjes.

Duke marrë parasysh gjithë këta faktorë dhe duke uruar për mbarëvajtje të qetë të ndeshjes së 8 tetorit, TKZ u bën thirrje dy organizatorëve të ndeshjes të heqin dorë nga këto provokime dhe të mos nxisin pakënaqësi duke ushtruar dhunë psikologjike e duke eksperimentuar me durimin tonë. Në të kundërt, për çfarëdo ngjarje të pakëndshme si pasojë e veprimeve tuaja, përgjegjësia dhe turpi do të bien ekskluzvisht mbi ju.

Ju lutem, mos luani me ndjenjat tona.

Ju lutem mos na provokoni”.

Next Post

Pse jo hetim ndërkombëtar? Bashkë me Gërdecin, 21 janarin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

May 27, 2026
Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

May 27, 2026
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

May 27, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

May 27, 2026
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

May 27, 2026
Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In