Brazil, i vdes pronarja qeni e pret 8 ditë jashtë spitalit
Prej 8 ditësh një qen ka qëndruar jashtë derës së spitalit për të pritur padronen e tij, e cila vdiq prej pleqërisë. Qeni besnik nuk u largua për asnjë moment nga spitali në Brazil, por durimi i tij nuk u shpërblye pasi 82 –vjeçarja vdiq.
Sipas një zyrtari të Shërbimit Emergjent Mobile, gruaja vuante nga bronkiti astmatik dhe ka marrë kujdes të vazhdueshëm :- “Kur shkonim në shtëpinë e të moshuarës, qeni ishte gjithmonë aty dhe ndoshta ka ardhur në spital duke ndjekur ndonjë anëtar të familjes, që më pas të qëndronte”.
Drejtoresha e spitalit, Wanda Camilo, tha: “Shumë persona duan që ta adaptojnë, kam marrë shumë telefonata. Edhe një mjeku ynë ka si qëllim që ta adaptojë”. Për momentin miku besnik është marrë nën kujdestarinë e pronarit të një dyqani për kafshët, i cili po kujdeset për të.