• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si pushojnë pushtetarët (Vargje)

by
02/08/2015 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gusht-kur gjithë shteti,
terezit pushimet,
jemi keq me temat,
jo me meditimet!

Çdo ngjarje ka temë,
kjo është lehtësi,
ndërsa meditimi,
kërkon fantazi!

Gjë e mirë që shteti,
ikën me pushime,
një muaj-buxheti,
s’do ketë shumë shpenzime!

Gushti do të jetë,
me goxha kursime,
se nuk do të ketë,
dieta-udhëtime!

Gushti në buxhet,
nuk bëhet shumë gropë,
se s’ka udhëtime,
për në Europë!

S’do ketë mësymje,
si muajt e parë,
me qindra bileta,
në klasin e parë!

Gushti është i mirë,
nuk e them kot unë,
as kondicionerët,
s’do të jenë në punë!

Tash po flas për zyrat,
ku rrinë shërbëtorët,
kur ato janë hapur,
në të gjitha orët!

Ministrat në Gusht,
shumë s’do qarkullojnë,
dhe naftë e goma,
më pak do harxhojnë!

Gushti do të jetë,
muaj me kursime,
se shtetarët tanë,
bëjnë shumë harxhime!

Me mallin e shtetit,
i bëjnë-or mik,
se ky mall trajtohet,
si një mall belik!

S’do ketë nëpër rrugë,
kalime të forta,
se Tri kryesorët,
kanë super eskorta!

Juve të “Komunës”,
besoj mend e mbani,
si me nëntë makina,
lëvizte Nishani!

S’kam problem Nishanin,
që shkonte me bujë,
po nëntë makinat,
s’punojnë me ujë!

Që pushon Nishani,
është një gjë e mirë,
po ka dhe të tjerë,
me eskortë të fryrë!

Jo për hir të rimës,
po eskortë e Ramës,
është më e madhe,
dhe nga e Obamës!

Nëse rri dhjetë ditë,
Rama me pushime,
them se miliona,
do kemi kursime!

Të pushojë një muaj,
nuk ka pse të ngutet,
dhe borxhi i brendshëm,
sigurisht do zbutet!

Quhet borxh i brendshëm,
sipas mendjes sime,
kur merr lekë nga banka,
që të bësh shpenzime!

Gjersa shërbëtorët,
në punë të thërriten,
treguesit e borxhit,
nuk kanë shans të rriten!

Nisur nga sa thamë,
për mendimin tim,
do të qe më mirë,
dy muaj pushim!

Më mirë me pushime,
se sa të shërbejnë,
se kur s’janë në punë,
shtetin e kursejnë!

Gazeta Dita

Next Post

Sazani, perla e pazbuluar e bukurisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 Qershor 2026

June 16, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta zbret në 180 lekë/litër, benzina në 168 lekë

June 16, 2026
Shqipëria nënshkruan tre konventa me Këshillin e Europës, Gogu: Fokus te AI, drejtësia dhe siguria

Shqipëria nënshkruan tre konventa me Këshillin e Europës, Gogu: Fokus te AI, drejtësia dhe siguria

June 16, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Kryeministri Rama drejt Berlinit, pjesë e Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

June 16, 2026
Trafik ndërkombëtar droge dhe emigrantësh, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

Trafik ndërkombëtar droge dhe emigrantësh, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

June 16, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

June 16, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi për Veliajn, SPAK kundërshton kërkesat e mbrojtjes: Seancat publike nuk janë live!

June 16, 2026
Mila: Protesta ka humbur busullën, Rama po e çon Shqipërinë drejt BE-së

Mila: Protesta ka humbur busullën, Rama po e çon Shqipërinë drejt BE-së

June 16, 2026
37-vjeçari u mbyt në liqenin e Ulzës, palombarët e RENEA-s në kërkim të trupit të pajetë

37-vjeçari u mbyt në liqenin e Ulzës, palombarët e RENEA-s në kërkim të trupit të pajetë

June 16, 2026
“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In