• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Bombarduesit rusë në Venezuelë, SHBA-Rusi, tjetër përplasje

by Java News
11/12/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë rusë dhe amerikanë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër të nxitur nga ulja në Venezuelë e dy avionëve bombardues rusë, të aftë për të transportuar edhe armë bërthamore. Dy avionët bombardues të llojit “Tu-160” u ulën në Venezuelë gjatë së hënës, në atë që konsiderohet si shfaqje e mbështetjes ruse ndaj qeverisë së presidentit socialist, Nicolas Maduro.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se, me veprimin në fjalë kemi mbërritur përpara faktit të “shpërdorimit të fondeve publike nga dy qeveri të korruptuara”. Fjalë të cilat qeveria ruse i quajti shumë shpejt si “tërësisht të papërshtatshme”.

Bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë veprimi u ulën në Aeroportin “Simon Bolivar”, në periferi të kryeqytetit venezuelian, Karakas, së bashku me dy avionë të tjerë rusë pasditen e së hënës. Venezuela dhe Rusia kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, ndërsa që prej vitit 2008 në vendin amerikano-latin janë dërguar bombardues rusë, sikurse edhe kryqëzorë raketahedhës. Bombardues “supersonikë” janë parë në Venezuelë edhe në vitin 2013.

Por, vizita e fundit vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Maduro u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino tha se, avionët ishin pjesë e stërvitjeve të Forcave Ajrore me aleatët rusë.

Megjithatë, të dielën presidenti Maduro tha se ka pasur një përpjekje të fshehtë, të koordinuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, për të tronditur jetën demokratike në Venezuelë, e me siguri për të nisur një “grusht shteti” kundër qeverisë kushtetuese, demokratike dhe të lirë të vendit të tij.

Pompeo e denoncoi lëvizjen e Rusisë në Tëitter, ndërsa zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit ishin “aspak diplomatike”./a.meta

 

Next Post
VOA: Dyshime të forta se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Ulaj

VOA: Dyshime të forta se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Ulaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In