VIDEO/ Bebe Rexha vallëzon mes tupanave në dasmën shqiptare të vëllait

Bebe Rexha ka qenë pjesë e një feste të rëndësishme familjare, teksa vëllai i saj ka kurorëzuar martesën.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare nën shoqërinë e muzikës popullore dhe atmosferës festive në shtëpinë e saj.

Videot nga dasma tregojnë artisten teksa i bashkohet valles së bashku me familjarët.

E njohur për origjinën e saj shqiptare, Bebe Rexha ka folur edhe më parë me krenari për rrënjët e saj, duke theksuar rëndësinë që traditat dhe muzika shqiptare kanë në jetën e saj.