Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një sport në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. E pamundshme për të Shqipëria që fiton Kupën e Botës apo që Messi e Ronaldo të nënshkruajnë respektivisht për Tiranën dhe Partizanin.
Por për kreun e PD-së, ka disa gjëra të tjera që janë të mundshme për vendin tonë. Krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e pagave dhe futja e Shqipërisë në BE janë të mundshme sipas tij, por kjo mund të realizohet duke votuar më 25 Prill.
“Mbylli sytë dhe imagjino. Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin. Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, tha Basha.
/a.r











