Një grup prej 145 balenash ngordhën pasi u bllokua në një plazh në Stewart Island në Zelandën e Re.
Balenat u zbuluan nga një këmbësor mbrëmjen e të shtunës, të shpërndara përgjatë plazhit të Mason Bay.
Autoritetet thanë se gjysma e balenave kishn ngordhur, ndërsa gjysma tjetër edhe pse ishte gjallë nuk mundi të mbijetonte.
Sipas BBC, gjatë javës së fundit, në Zelandën e Re janë zbuluar edhe 12 balena të tjera të ngordhura./BBC
a.ç