• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

by A R
29/01/2026 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e errët dhe plot mister ka tronditur Milanon. Alexander Adarich, një bankier i njohur ukrainas 54-vjeçar, u gjet i vdekur pasi ra nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese në via Nerino, në qendër të qytetit. Hetimet e policisë italiane po zhvillohen me dyshimin kryesor se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje të inskenuar.

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar. Sipas hetuesve, Adarich mund të ketë qenë tashmë i vdekur kur u hodh nga dritarja e dhomës së një apartamenti që e kishte marrë me qira. Prokuroria e Milanos, e drejtuar nga prokurori Rosario Ferracane, ka hapur një hetim për vrasje dhe po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e viktimës gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Itali.

Një detaj shumë i dyshimtë është dëshmia e postieres së pallatit. Ajo ka treguar se, menjëherë pas rënies së trupit, pa një burrë misterioz të shfaqej në dritare. Pak çaste më vonë, i njëjti person zbriti në oborr, u afrua dhe pyeti në anglisht: “Çfarë ka ndodhur?”, përpara se të largohej pa lënë gjurmë. Sipas hetuesve, në apartament ndodheshin edhe persona të tjerë pak minuta para rënies së Adarich, të cilët mund të jenë të përfshirë në krim.

Brenda apartamentit, policia ka gjetur dokumente të çuditshme: pasaporta dhe letra me kombësi të ndryshme, por me fotografinë dhe identitetin e Alexander Adarich. Ende nuk është e qartë nëse këto dokumente janë lënë qëllimisht për të krijuar konfuzion apo thjesht janë harruar nga autorët e krimit.

Adarich kishte mbërritur në Milano në mëngjes dhe kishte planifikuar të largohej po atë mbrëmje. Ai nuk kishte qenë kurrë më parë në qytet. Gjithashtu, apartamenti Airbnb nuk rezulton i prenotuar në emrin e tij, gjë që forcon dyshimet se ai ishte thirrur për një takim me persona të tjerë, ndoshta për të mbyllur një marrëveshje të rëndësishme. Pikërisht kjo marrëveshje e panjohur mund të përbëjë motivin e vrasjes. Hetuesit përjashtojnë, për momentin, përfshirjen në trafikun e drogës apo mashtrimeve të zakonshme financiare. Skenari duket shumë më kompleks, thuajse si një histori spiunazhi, duke pasur parasysh profilin e viktimës.

Alexander Adarich kishte një karrierë të gjatë dhe të diskutueshme në botën bankare. I lindur në Pavlohrad, pranë Dnipro-s, ai kishte dy diploma universitare dhe në vitin 2006 ishte futur në listën e 100 menaxherëve më të fuqishëm të Ukrainës. Nga viti 2012 deri në 2020 ishte pronar i Fidobank, një bankë tregtare ukrainase, e cila më vonë u mbyll nga autoritetet për shkak të dyshimeve për abuzime financiare dhe përvetësim fondesh në vlerë miliona euro.

Pas problemeve në Ukrainë, aktivitetet e tij financiare u zhvendosën në Qipro, Luksemburg dhe vende të tjera offshore, ndërsa emri i tij u lidh edhe me interesa ekonomike në zonën portuale të Odesës. Këto lëvizje ndodhën në vitet më të nxehta të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shtuar edhe më shumë mister rreth figurës së tij.

Çfarë po bënte një njeri me një profil kaq të lartë në Milano, në një takim jozyrtar dhe në një apartament me qira ditore, është pyetja që mbetet ende pa përgjigje. Autopsia dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, që për momentin mbetet një nga misteret më të errëta kriminale të fundit në Itali./Corriere Della Sera/

Next Post
Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com