• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Autori i afrohet nga mbrapa dhe e godet në qafë, dalin pamjet e sulmit ndaj policit në Shkodër

by Java News
28/03/2024 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi ndaj një oficeri Policie që u njoftua si një konflikt banal me fqinjin, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë kriminal që kishte si qëllim vrasjen e tij.

Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ngjarja ndodhi të hënën në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori, Ormir Gucia u arrit të arrestohej.

“ABC News” ka arritur të sigurojë pamjet e një kamera sigurie që ka fiksuar momentin e sulmit.

Siç shihet nga këto pamje, oficeri Admir Okaj është duke biseduar me dy vajza, që pas saktësimit rezultoi të jenë mbesat e tij dhe në një moment, një person i maskuar me kapele dhe me syze vjen me vrap drejt tij dhe e godet disa herë me një objekt të fortë nga mbrapa.

Okaj vetëmbrohet dhe nxjerr nga brezi një pistoletë që fillimisht ia drejton autorit, me qëllim për ta neutralizuar, më pas e godet në kokë me tytën e armës.

Ky është momenti që arma ka bërë edhe qitje të pavullnetshme por pa dëmtuar njeri. Autori arrin të largohet me vrap.

Admir Okaj pasi merr mjekim në spital, jep edhe dëshminë e tij. Kjo ngjarje është referuar në Prokurori si vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e oficerit Admir Okaj, i cili më parë ka qenë pjesë e FNSH-së së Shkodrës, ku ka shërbyer për 23 vjet.

Departamenti i Policisë Kriminale ka një dosje lidhur me kërcënimet që ai ka marrë gjatë detyrës së tij nga grupi Bajri. Madje edhe ngjarja e së hënës shihet si një hakmarrje për shumë arrestime e shoqërime që ai ka kryer.

Në vitin 2000 ka arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza, bashkë me anëtarë të grupit Bajri./m.j

 

Next Post
Emri/ Elektricisti bie në kontakt me rrymën dhe rrëzohet nga shtylla, dërgohet me urgjencë në spital

Emri/ Elektricisti bie në kontakt me rrymën dhe rrëzohet nga shtylla, dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com