• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Astrit Patozi: Hapja e listave një hap gjysmak, por në drejtimin e duhur

by Ardit Rada
24/07/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e ka cilësuar si të padobishme, pasi sipas tij, kjo qasje nuk do të zgjidhë krizat ciklike në Shqipëri. Ai tha në Euronews Albania, se pavarësisht qëndrimit për marrëveshjen, BD-ja e ka votuar atë pasi është e prirur të njohë realitetin politik.

Lideri i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u shpreh pro listave të hapura, ndërsa shtoi se ky ndryshim me shumë gjasë do të votohet në Kuvend në seancën e 30 korrikut.

“Unë mendoj se marrëveshja e 5 qershorit është gjëja më e padobishme që mund të bëhej për zgjidhur e krizat ciklike në Shqipëri.  Pavarësisht që me gjithë mospranimin tonë apo refuzimin tonë ne gjithsesi e kemi votuar atë, ne kemi një deputet në Parlament, i cili ka votuar pro jo se na pëlqen, por ne pranojmë realitetin politik në Shqipëri.  Pranojmë palët në këtë. Pala tjetër është PD dhe opozita e bashkuar si një realitet politik që duhet konsideruar.

Ne jemi po hapjes së listave që do të ndodhi me shumë gjasa. Ky është një hap gjysmak, por në drejtimin e duhur, dhe ne si e tillë nuk kemi pse ta hedhin poshtë.  Ne e konsiderojmë se ky është hap i duhur, sepse këtë e kërkon shumica e shqiptarëve dhe këtë e japin të gjitha sondazhet. Fakti që e dëshiron këtë edhe Edi Rama për ne nuk është ndonjë sakrilegj. Sigurisht se është një taktikë hileqare e Edi Ramës që të përfitojë duke hedhur po them “urën e zjarrit” brenda kampit të opozitës, por kjo është çështje e tij”, tha ai.

Duke folur në studion e Euronews Albania, z. Patozi tha se përveç hapjes së listave, Shqipëria ka nevojë urgjente të kryejë depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Për fat të keq, Opozita jashtëparlamentare kërkon ruajtjen e statusqous, të cilën e dëshironte edhe Edi Rama përpara tri javësh, por me sa duket ai filloi të mendonte ndryshe edhe për taktikë politike.  Hapja e listave është e domosdoshme.  Sipas nesh, ajo duhej shoqëruar me disa hapa të tjerë, që ata nuk janë të interesuar  t’i bëjnë.  Hapja e listave nuk ka kuptim nëse nuk do të ketë korrektim kombëtar.  Se i bie se një parti që mund të marrë 50 apo 70 mijë vota në të gjithë Shqipërinë mund të mos marrë asnjë deputet, dhe kjo është e padrejtë, kjo është e paarsyeshme dhe kjo duhet të zgjidhej brenda kësaj. Nuk ka asnjë kuptim që votat t’i numërojnë  tre çakejtë e politikës. Ata do të jenë numëruesit e të gjithë të tjerëve. Depolitizimi është i domosdoshëm dhe unë them se ka ende hapësirë që kjo të ndodhi’, theksoi ai.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti kreun e BD-së për raportet që ka me kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për këtë çështje, z. Patozi theksoi se qëndrimet politike mes tyre nuk janë të njëjta.

“Unë me Lulzim Bashën si person as s’më ka borxh as s’i kam asnjë borxh. Edhe po ma pati, unë ja kam falur, por unë nuk e di se çfarë bën ai.  Raportin institucional mes dy parive nuk e vendos vetëm unë, por do ishte mirë që  edhe vetë Basha të mos e vendoste.  Ne jemi shumë larg me PD, dhe më vjen shumë keq për këtë. Jemi larg se duhet të ishim shumë afër.  Ne rast se Basha do të kishte të gjysmën e platformës që ne kemi propozuar për demokratizimin e ambientit politik në Shqipëri dhe jo thjesht për arnimin e sistemit zgjedhor. Ne sigurisht do të ishim në një varkë dhe të gjithë bashkëpunimet do të ishin të mundshme, por Basha e do Shqipërinë si në vitin 2008. Jemi larg në qëndrime”, shtoi ai.

Pyetjes se a ka gjasë që përsëri të rikthehet në Partinë Demokratike, kreu i Bindjes Demokratike tha se ky nuk është qëllim në vetëvete, por shtoi se partia e tij është e hapur të bashkëpunojë me çdo parti tjetër që kërkon ndryshimin e sistemit, dhe jo thjesht rotacionin politik.

“Unë nuk e kam qëllim në vetvete kthimin në PD, por mbase as PD nuk i duhem fare unë. Unë kam bërë një zgjedhje:  Nga PD nuk më largoi njeri me pushkë, por u largova vetë, sepse mendova se në atë parti nuk ekziston më as  minimumi i rregullave për të qenë bashkë në një organizatë politike. Sigurisht, unë kam bindjet e mia, të cilave u qëndroj i kemi publike gjerat ashti siç i ka edhe PD. Për aq kohë sa dy vektorë nuk bashkohen,  ne nuk kemi se çfarë të diskutojmë. Unë as s’jam vrarë e as s’jam prerë me Lulzim Bashën. Politikisht me Bashën jemi larg, ne jemi të prirur të bashkëpunojmë me çdo parti politike shqiptare. Të gjithë partitë që janë për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për ndryshim dhe jo për rotacion”, theksoi Patozi.

Next Post
Meta “zbutet” dekreton 4 ligje të Kuvendit: Ofrojnë lehtësime për qytetarët

Zbulohet dokumenti që Meta i paraqiti ambasadorëve: Parlamenti të tërhiqet nga ndryshimi i Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In