• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Arsenal armësh të modifikuara me silenciator e municion luftarak, në pranga një person në Gjirokastër

by Java News
05/06/2020 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, në tavanin e një shtëpie në Gjirokastër, duke bërë që një person të arrestohet.

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Ndaj dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Me drogë nga Tirana drejt Elbasanit/ Kontrolli i automjeteve i nxjerr zbuluar, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Me drogë nga Tirana drejt Elbasanit/ Kontrolli i automjeteve i nxjerr zbuluar, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com