• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Arrestohet në Turqi baroni i drogës, “Met shqiptari” u kap me 1.1 ton kanabis

by Java News
22/03/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media turke i ka dhënë hapësirë të gjerë shkatërrimit të bandës ndërkombëtare të trafikimit të drogës, drejtuar nga baroni Met Kanani, me pseudonimin “Met shqiptari”.

Sipas një lajmi të gazetarit Cetin Aydin në të përditshmen “Hurriyet”, ekipet e drejtorisë së anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre.

Si pasojë e një hetimi të shtrirë në 6 muaj u pa se grupi përdorte brigjet Bodrumit për trafikimin e drogës. Gjatë hetimit u zbulua se në Turqi do të mbërrinte edhe vetë baroni shqiptar i drogës, Met Kanani. Policia e Stambollit kërkoi menjëherë mbështetje edhe nga Policia e Provincës së Mulas, ndërsa u njoftua edhe policia shqiptare.

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër.  Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një Jaht në Brigjet e Mulas nga maja e një kodre. Por, baroni shqiptar nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Çeta e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila përdorej edhe për magazinimin e ujit. Më të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Sipas “Hurriyet”, Policia bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës. Në depo u arrestua “Met shqiptari” dhe 6 njerëz të tij sidhe u sekusetruan 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro.

Ndërsa në dallgën e dytë të operacionit të zhvilluar të enjten me pjesëmarrjen 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

“Hurriyet” dhe “Yeni Safak” raportojnë se 4 prej të arrestuarve ishin shqiptare, ndërsa kombësia e 7 trafikantëve të tjerë nuk bëhet e ditur.

Sipas informacioneve të policisë turke, kanabisi do të bëhej gati për treg dhe do të transportohej drejt Stambollit për shitje.

Operacioni në Greqi

“Hurriyet” raporton se ndaj Met Kananit me 29 Nëntor të vitit të shkuar kishte kryer një operacion edhe policia Greke.

Në operacionin gjatë të cilit u përdorën edhe helikopterët për ndjekjen e gomones me kanabis nga ajri, pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë.  Pasi u mbaroi benzina, trafikantët u dorëzuan dhe policia greke sekuestroi 1.3 tonë kanabis, por megjithatë grekët nuk arritën të kapin kokën e grupit, Met Kananin.

Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës. Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis dhe pilula droge të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogës sidhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri

a.ç

Next Post
Vrasja e biznesmenit në Dibër, autori deklarata kontradiktore në polici

Vrasja e biznesmenit në Dibër, autori deklarata kontradiktore në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja zonat ku priten reshje të dobëta shiu pasdite

Parashikimi i motit/ I kthjellët dhe me temperatura të ulëta, në zonat malore priten reshje shiu e bore!

October 27, 2026
Të gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës së tij politike!

Të gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës së tij politike!

October 27, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Problemi i Ramës është i madh, problemi i kundërshtarëve të tij edhe më i madh

October 27, 2026
Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

October 27, 2026
“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

October 27, 2026
Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

October 27, 2026
Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

October 27, 2026
Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

October 27, 2026
As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In