• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ 7-vjeçarja nga Kievi që po mahnit botën: Mbledh fonde për Ukrainën duke kënduar

by Java News
01/04/2022 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë vjeçarja Amelia Anisovych shkriu zemrat anembanë  botës teksa këndoi këngën e njohur të Disney “Let it Go” nga filmi “Frozen”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze u takua me Amelian dhe familjen e saj në Poloni, ku ata po jetojnë si refugjatë.

Kur Amelia 7-vjeçare filloi të këndonte në vendstrehimin kundër bombardimeve ruse në Kiev, dhoma e zhurmshme e nëndheshme e mbushur me njerëz që fshiheshin nga bombardimet ruse, ra plotësisht në heshtje.

E regjistruar dhe e postuar nga një fqinje e saj e quajtur Martha, videoja e Amelias duke kënduar një këngë nga filmi i Disney “Frozen” u bë pothuajse menjëherë virale.

“Doja t’i gëzoja njerëzit. Atyre iu pëlqeu shumë, të gjithë duartrokitën, dhe më përshëndetën”, thotë Amelia për Zërin e Amerikës.

Amelia e tregon këtë histori në një park të qetë pranë kryeqytetit të Polonisë, së bashku me nënën e saj, Lilia, dhe gjyshen, Viran. Duke ushqyer zogjtë në liqen, ajo kujton se si ushqente rosat në Ukrainë. Dhe se si kur filloi lufta, ajo shpesh shkonte në vendstrehim dhe duhej ta shikonte çdo hap që hidhte për shkak të minave të mundshme gjatë rrugës. Nëna e saj, Lilia, kujtoi momentin kur vendosi se duhej të largohej nga Kievi.

“Amelia filloi të kishte frikë të rrinte pranë dritareve. Dhe kur dilnim nga shtëpia për të shkuar në vendstrehim ku shkonim natën, ajo më pyeste në çdo hap, a mund ta hedh hapin dhe nëse isha e sigurt. Në atë moment vendosa, e kuptova se ishte fundi, ishte vija e kuqe. Nëse e kaloja atë dhe do të qëndronim në Kiev, ajo do të dëmtohej psikologjikisht, dhe mund të bëhej një fëmijë që ka frikë nga hija e saj”, shpjegon Lilia.

Amelia kujton udhëtimin nga Kievi me trenin e mbushur plotë me njerëz.

“Disa njerëz ishin në këmbë, disa ulur dhe pastaj fjetëm në dyshemenë e stacionit të trenit, na dhanë dyshekë të butë”.

Një vajzë e vogël ukrainase, videoja e së cilës duke kënduar u bë virale ndërsa ishte në një vendstrehim në Kiev, po përdor famën e saj të re për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve për vendin e saj.

Nëna e saj thotë se njerëzit po i trajtojnë mirë këtu në Poloni. Familja prej katër anëtarësh jeton falas në një shtëpi pranë Varshavës. Amelia dhe vëllai i saj 15-vjeçar, Misha, mund të ndjekin shkollën këtu. Por nëna e tyre shpreson se ata do të jenë në gjendje të kthehen së shpejti në shtëpinë e tyre.

“Shpresoja të vija këtu për disa javë. Tani e kuptoj se mund të zgjasë më shumë, por kam ende shpresë se do të zgjasë vetëm për disa muaj. Kam frikë të imagjinoj se mund të jetë më gjatë. Nuk ka rëndësi se sa mirë dhe të sigurt jemi këtu – ndihem e huaj, do të doja të shkoja në shtëpinë time, do të doja të shihja burrin tim. Jam e shqetësuar për familjen time. Shpresoj që dikush do të dëgjojë lutjet e mia dhe lutjet e mijëra e miliona njerëzve dhe do të jem në gjendje të jem në shtëpi së shpejti”, thotë Lilia.

Amelia e ndjen se po rritet shpejt. Ajo duket jashtëzakonisht e maturuar teksa flet për vendin e saj.

“Duhet të flasim gjuhën tonë, jo rusisht, sepse armiku ynë flet rusisht, toka jonë është Ukraina. Duhet të flasim gjuhën ukrainase. Në Ukrainë po bëhet luftë sepse Rusia na sulmoi. Kam frikë për familjen time, babi është aty, gjyshi, gjyshja, kam frikë për të gjithë. Shumë fëmijë kanë vdekur. Unë do të doja të jetoja, shumë, dhe fëmijët e tjerë do të donin të jetonin”.

Nëna dhe gjyshja e Amelias po përpiqen të ruajnë një ndjenjë normaliteti për të dhe vëllain e saj të madh. Vitin e kaluar, Amelia filloi të shkonte në shkollë në Kiev. Tani një refugjate, ajo rifilloi studimet e saj në këtë qytet të vogël pranë Varshavës. Familja shpreson se lufta do të përfundojë dhe ata do të kthehen së shpejti.

Tani për tani, Amelia e vogël po përdor talentin e saj dhe famën e sapo krijuar duke kënduar në koncerte bamirësie në Poloni dhe duke mbledhur shumë fonde për të ndihmuar Ukrainën. /VOA/m.j

Next Post
Horoskopi mujor: Prill 2022, ja shenjat më me fat!

Horoskopi mujor: Prill 2022, ja shenjat më me fat!

Comments 2

  1. Lili says:
    4 years ago

    O engjëll mbrojtës i Ukrainës!❤️❤️.Krenohem me ty vogëlushe ❤️ edhe pse s, të njoh.Gjuha e luftës është e tmerrshme ,kurse zëri yt kumbues thërret,Lavdi Ukrainës .Po të përqafoj fort ❤️ e vogla e botës së mrekullueshme ,për jetën që duhet të vazhdojë.Pa luftë,pa armë,pa tmere.

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Qava sot për ty vogëlushe ❤️ që bëre krenare vendin tënd në botën e trazuar nga mizoritë.Më fal që s, të ndihmoj dot me vepra konkrete,por t’a dush se të dua shumë,dhe e ndiej veten fajtore që s’e ndaluam luftën dhe të lamë pa fëmijëri..O Zot Më fal,fëmijë pa faj që vuajnë terrorin e luftës.O zot❤️❤️

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In