• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

by E B
20/02/2026 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në protestën e sotme të opozitës është lënduar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga policia. Sipas burimeve nga QSUT për A2 CNN, deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm dhe gjendja e tij është stabël. Ndërsa një protestues është paraqitur në spital i intoksikuar

“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, njofton QSUT.

Më herët deputeti demokrat në një deklaratë për mediat tha se nuk kursejnë as njerëzit dhe  as selinë e Partisë Demokratike nga frika dhe e paniku që i ka kapluar.

“Nuk kursejnë as orët e shenjta as minutat e shenjta nuk kursejnë as njerëzit nuk kursejnë as selinë e Partisë Demokratike. është shprehja në fakt e frikës dhe e panikut që i ka kapluar dhe ju e shihni qytetarët qëndrojnë, duan ta çojnë deri në fund protestën e tyre dhe nuk i pengon as gazi dhe as agresiviteti i kësaj policie që qartazi nuk është më policia e qytetarëve. E ka deklaruar vetë me gojën e vetë ministrja. Kjo është polici e Edi Ramës, polici e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Është duke vijuar. Nuk ka ndonjë fjalim përmbyllës, kështu që ju mund t’i filmoni, mund t’i xhironi. Një pjesë e madhe janë aty jashtë, të tjerët janë në pjesën e parlamentit, ndërkohë që edhe njerëz të tjerë nuk duan të largohen, duan ta vazhdojnë sepse duan të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre”.

Sipas Boçit, kjo ishte vazhdën e një serie protestash që tregon revoltën e qytetarëve ndaj kësaj qeverie.

“Protestat janë vazhdën e një serie protestash dhe duke qenë se kjo ishte akoma më e madhe, më e fortë se protestat e tjera, e realizuar në pak ditë në distancë nga data 10, tregon qartazi që frekuenca është duke u shtuar, qëndresa është duke u shtuar, qytetarët janë të gatshëm ta vazhdojnë dhe patjetër ne e lexojmë këtë dëshirë të qytetarëve, këtë protestë dhe revoltë të tyre dhe do vazhdojmë të shtojmë frekuencën duke kaluar pastaj në atë qëndrueshmërinë totale për të arritur qëllimin kryesor që kanë protestat”.

Next Post
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In