Një i ri shqiptar i moshës 22 vjeçare ka humbur kontrollin eautomjetit të tij dhe ka dalë në korsinë e kundërt, duke u përplasur kokë më kokë me një automjet. Bilanci ka qenë tragjik.
Dy italianët në makinën tjetër, Michelle Ampelli, 30 vjeç dhe Marcello Ragone, 48 vjeç, kanë humbur jetën.
Në makinën e italianëve ishin dhe dy persona të tjerë të cilët fatmirësisht janë plagosur. Njëri prejtyre, ishte djali i Marcello Ragones, i cili ka parë të atin duke vdekur.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai drejtonte një automjet të tipit golf teksa kur ka humbur kontrollin e makinës, ka goditur mjetin Ford Fiesta me të cilin udhëtonin italianët, të cilët sapo kishin dalë nga një ndeshje futbolli./burimi ANSA/java/a.k