• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vëzhgimi mbi urën mbi lumin Shkumbin/ Jeta e 13 mijë banorëve në rrezik shembje nga gjendja e urës

by Java News
14/09/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

"Nuk e di nëse e kalon vjeshtën"/  Ura mbi lumin Shkumbin e

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një ure mbi lumin Shkumbin, në afërsi të qytetit të Peqinit. Një urë lidhëse e qytetit me dy njësi Administrative, Gocaj dhe Shezë, me popullsi prej 13 mijë banorësh. Ura, e ndërtuar në vitin 1986, është e shkatërruar. Këmbëve të urës i ka dalë hekuri, ndërkohë që lumi Shkumbin ka gërryer edhe mbrojtëset e lumit. Gjendja është alarmante, ndërkohë që dëmtime ka edhe në asfaltin sipër si dhe në mbajtëset e urës.

Por, edhe problematike është se sipër nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese. Në të dyja anët e urës nuk ka tabela lajmëruese për përdoruesit e urës në lidhje me dëmtimet apo edhe me tonazhin aktual. Bashkia e Peqinit, e cila është “pronarja” e kësaj vepre arti, nuk ka vendosur asnjë sinjalistikë, ndërsa mbi të kalojnë çdo ditë automjete të tonazheve të ndryshëm.

Madje, edhe furgonë me pasagjerë, të cilët nuk kanë informacion real në lidhje me urën. Parmakët mbrojtës janë rrëzuar, ndërkohë çarje ka edhe asfalti, ku janë hapur disa gropa dhe ka filluar të shkëputet asfalti.

“Fiks Fare” bisedoi me inxhinierin Xhevair Ngjeqari, i cili tha se gjendja është tejet alarmante. “Duhet ndërhyrje emergjente. Nuk e di nëse e shtyn edhe këtë vjeshtë apo dimër me këto dëmtime.

Nga ajo që konstatoj, nuk ka pasur asnjë mirëmbajtje. Këmbët po i merr lumi” thotë inxhinieri.

Më tej, ai apelon për më shumë kujdes ndaj të tilla veprave të artit, të cilat rrezikojnë të shëmben. “Të merren masa sa nuk është vonë” pohon inxhinieri.

Pas këtij konstatimi, “Fiks Fare” u interesua edhe në Bashkinë e Peqinit. Drejtori i Urbanistikës, Ervin Jube, tha se ura është në administrimin e bashkisë, pasi konsiderohet lokale, duke qenë se lidh dy Njësi Administrative, Gocaj dhe Shezë. Ai thotë se bashkia ka bërë ndërhyrje të vogla, por gjendja është emergjente.

“Kemi bërë disa herë konstatime. Gjendja është emergjente. I kemi dërguar shkresa Ministrisë së Transporteve, por s’kemi marrë asnjë përgjigje” thotë drejtori. Sipas tij, Bashkia e Peqinit, nuk ka fonde për rehabilitimin. “Nuk kemi fonde. Kemi kërkuar prishjen dhe bërjen e një ure të re. Gjendja është shumë e keqe, pasi ka rënë niveli i ujit i Lumit Shkumbin” vijoi Jube, ndërsa pyetjes se përse nuk janë vënë tabela informuese, ai tha se “shumë shpejt do t’i vendosim”. TCH

Next Post
FOTO-EMRAT/ Në pranga shqiptarët “brenda fermës së fortifikuar” të kanabisit me vlerë 1 milion paund

FOTO-EMRAT/ Në pranga shqiptarët "brenda fermës së fortifikuar" të kanabisit me vlerë 1 milion paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In