• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VEZHGIMI/ Ja çfarë duhet të dijë një azilkërkues për jetën në kamp

by Java News
08/08/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendrat e transferimit të migrantëve synohet të përqendrojnë dhe përshpejtojnë procedurat e azilimit të refugjatëve, por ekspertët e shohin në mënyrë kritike testin në Bavari. Ai që vjen si azilkërkues në Gjermani duhet të regjistrohet në një instancë shtetërore, në mënyrë që të nisë një procedurë azilimi. Kjo mund të jetë policia në kufi, Zyra e të Huajve, një institucion pritës ose një e ashtuquajtur qendër mbërritjeje. Pas regjistrimit, azilkërkuesve u caktojnë një strehim, në të cilin qendrojnë për aq kohë sa zgjat procedura.

Heidelbergu nuk do të kthehet në qendër të transferimit të refugjatëve (Ankerzentrum)
Markus Rothfuß drejton qendrën e mbërritjes “Patrick-Henry-Village” në Heidelberg. Në kazermën e përshtatur amerikane aktualisht jetojnë 1500 vetë, të cilët regjistrohen atje, kontrollohen në pikëpamje shëndetësore, paraqesin kërkesën për procedurën e azilit dhe jetojnë atje për pjesën e parë të procedurës së tyre. Deri 600 vetë mund të jetojnë këtu çdo ditë. Ekziston një kopsht dhe një stacion i vogël policor. Banorët lejohen të largohen në çdo kohë nga territori. Qendra e Heidelbergut konsiderohet për shkak të strukturave të saj të shtrira shpesh si projekt model – megjithatë operatori, Landi i Baden-Vyrtembergut, nuk ka pranuar që të marrë pjesë në fazën e testit të qendrave të transferimit të migrantëve.

Çfarë synohet të ndryshojë me qendrat e reja?
“E”-ja dhe “R”-ja në “Anker” (në gjermanisht fjala “Ankerzentrum” e krijuar nga Ankunft = mbërritje, Kommunale=shpërndarje në komuna, Entscheidung = vendimmmarrje, Rückführung = riatdhesim) janë ato që e bëjnë dallimin: vendimi dhe riatdhesimi. Në qendrat e reja procedura e azilit duhet të zhvillohet deri në fund. Azilkërkuesit duhet të qendrojnë gjatë gjithë kohës në këtë qendër. Meqenëse e gjithë procedura zgjat, qëndrimet në këto qendra mendohet që mund të zgjasin deri dy vjet.

Jeta në kamp: kritikë e ekspertëve

Studiuesit e migrimit të Universitetit në Göttingen kanë hulumtuar pasojat e mundshme që mund të kenë këto qendra të reja. Pyetjet që shtruan ata qenë: çfarë do të thotë të jetosh në një qendër të përbashkët? Cila është dinamika midis banorëve? Cilat probleme mund të shmangen dhe cilat jo? Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit, për barrën e madhe psikologjike te banorët dhe për mungesën e integrimit. Objektivi për të organizuar procedura më humane dhe vërtet më të shpejta nuk arrihet, thotë Sabine Hess, drejtuese e studimit.

Cilat janë problemet, çfarë u ndryshua?
Që prej vërshimit të refugjatëve në vitin 2015, pjesë të procedurës së azilit në Gjermani janë centralizuar më fort. Ndërkohë ekziston një procedurë digjitale regjistrimi te BAMF, edhe qasja te regjistri qendror i të huajve është digjitale. Më 2015 dhe në 2016 numri i kërkesave për azil qe rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Përmes të ashtuquajturit sistem EASY, azilkërkuesit shpërndahen në landet e veçanta: njerëzit mund të përfundojnë pas regjistrimit të parë në një rajon krejt tjetër të Gjermanisë. Vërtet që procedurat administrohen në mënyrë qendrore nga BAMF, por strehimi dhe përkujdesja e refugjatëve dallohet pjesërisht jo vetëm nga landi në land, por edhe midis qarqeve dhe komunave. Deri sot për institucionet e azilit dhe të strehimit nuk ekzistojnë standarde të njësuara në të gjithë Gjermaninë, rregullore dhe procese të harmonizuara.

Dhe qendrat e reja bavareze nuk e zgjidhin këtë problem: ekspertët shohin në këtë model një metodë frikësimi, në vend të një përmirësimi të sistemit. /DeutscheWelle

ma.me

Next Post
Merkel: Trump shkel besimin në rendin ndërkombëtar, nuk mund të tërhiqesh nga ajo që ke nënshkruar

Gjermania kundër Trump: Sanksionet për Iranin shkelin interesat europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus përplasjet për Reformën Territoriale

Përfundon mbledhja e Grupit të PS. Ligji për tubimet do të kalojë me procedurë të përshpejtuar?

October 26, 2026
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

October 26, 2026
“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

October 26, 2026
Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

October 26, 2026
Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

October 26, 2026
Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

October 26, 2026
Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje

Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

October 26, 2026
Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Ikja e Vuçiç…

October 26, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In