• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu / Zbardhet drafti me ndryshime nga Euralius

by A R
27/07/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe dekretimit të tyre nga Presidenti, po shtohet presioni mbi Parlamentin që të mblidhet nesër në seancë plenare për të miratuar ligjin për vettingun.
Kështu gjatë orëve të vona të natës së djeshme ekspertët e Euralius i kanë dërguar komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe të gjithë deputetëve anëtarë ndryshimet në ligjin e vettingut sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese.

Projektligji u është vënë në dispozicion deputeteve të maxhorancës dhe opozitës me qellim miratimin në seancë të enjten.

Ky ligj ka të bëjë me nisjen e punës së prokurorëve që do merren me procesin e vettingut.

Burime nga Partia Demokratike thane se drafti ka ardhur shume vone dhe po shqyrtohet per përgatitjen e vërejtjeve të ligjit.

Mësohet se janë disa çështje të cilat Partia Demokratike do ti kundërshtojë gjatë diskutimit në komision.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se është e pamundur që të shqyrtohet brenda ditës një projektligj i tille.

Një natë më parë kryetari i komisionit u dërgoi një email deputeteve ku i njoftoi për një mbledhje te mundshme të komisionit por pa caktuar një orar të saktë.

LIGJI I VETTINGUT

Neni 6

Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

  1. Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:

ë) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë parashikuar në vendimin nr. 12 atë 02.04.2015 të Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësië;

  1. g) nuk duhet të ketë qenë gjyqtarë, prokurorë, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë 2 (dy) viteve të fundit përpara kandidimit;
  2. gj) të jetë jo më shumë se 65 vjeç;

Neni 7

Përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

  1. Presidenti i Republikës shpall vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.
  2. Kandidati aplikon menjëhere me publikimin  e vendeve vakante. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e protokollit të Presidentit të Republikës. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.
  3. Në kërkesën që paraqet, kandidati mund të parashtrojë vendin vakant për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka parashtruar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 (dy) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
  4. a) curriculum vitae (jetëshkrim profesional), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  5. b) kopje të noterizuara të diplomës ose të njehsuara nga organi përkatës;
  6. c) kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njehsuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 6 të këtij ligji;
  7. d) formularin e depozituar të deklarimit të pasurive për aplikuesin dhe personat e lidhur të tij;
  8. e) Një dokument të nënshkruar prej tij me të cilin aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në telekomunikime gjate kohëzgjatjes së mandatit si anëtar i institucioneve të rivlerësimit, sipas Shtojcës 1 të këtij ligji.
  9. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale.
  10. Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneks Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

6.Presidenti i Republikës, Operacioni Ndërkomëbtar i Monitorimit dhe Kuvendi janë të detyruar të  vijojnë me përzgjdhjen e kandidatëveve për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas parashikimeve të nenit C të Aneks Kushtetutës.

Neni 10

Organizimi i Komisionit

  1. Komisioni organizohet në 4 (katër) trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short. Anëtarët zëvendësues caktohen me short.
  2. Shpërndarja e çështjeve në trupat gjykuese bëhet me short ku përcaktohet edhe anëtari relator.
  3. Trupi gjykues i Komisionit kryesohet nga kryetari i trupit gjykues, i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve te tij. Në mungesë të kryetarit, trupa drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.

Neni 14

Organizimi dhe administrata e institucioneve të rivlerësimit

1.Institucionet e rivlerësimit kanë personel dhe pajisjet e nevojshme për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Struktura organizative dhe klasifikimi i pagave për personelin e institucioneve të rivlerësimit miratohen nga Kuvendi, me propozimin e institucionit përkatës.

  1. Kolegji i Apelimit ndihmohet edhe nga strukturat mbështetëse të Gjykatës Kushtetuese.
  2. Marrëdhënia e punësimit me punonjësit e institucioneve të rivlerësimit rregullohet sipas këtij ligji dhe Kodit të Punës.
  3. Autoriteti përgjegjës për pranimin në punë të punonjësve është komiteti ad hoc që krijohet pranë çdo institucioni. Ai përbëhet nga 2 (dy) anëtarë të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, përkatësisht sipas rastit, të zgjedhur më short, si dhe nga komisioneri Publik më i vjetër në moshë. Për pranimin në punë të punonjësve pranë komisionerëve Publikë komiteti ad hoc përbëhet nga 2 (dy) komisionerët Publikë dhe nga Gjyqtari më i vjetër në moshë i Kolegjit të Apelimit.

Neni 21

Mbrojtja e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit dhe personelit vendas dhe ndërkombëtar

Anëtarët  e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si  dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre. sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.

Neni 22

Deklarimi i pasurisë nga anëtarët e institucioneve të rivlerësimit

  1. Komisioner, gjyqtar, Komisioner Publikë, me fillimin e detyrës mbartin detyrimin për të potësuar deklaratën vjetore të pasurisë. Mosplotësimi me saktësi dhe vertëtësi i kësaj deklaratë përbën shkak për shkarkim nga detyra sipas këtij ligji.
  2. Anetarët e institucioneve të rivlerësimit, sekretari i përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to, çdo vit mbartin detyrimin të deklarojnë pasuritë  deri tre vjet pas përfundimit të mandatit, në përputhje me ligjin nr.9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
  3. Anëtari i institucionit të rivlerësimit nuk i nënshtrohet procesit të rivlerësimit sipas nenit 179/b të Aneks Kushtetutës.

Neni 25

Paga dhe perfitimet e anëtarëve dhe këshilltarëve

  1. Anëtari i institucioneve të rivlerësimit ushtron detyrën me kohë të plotë.
  2. Komisioneri, gjyqtari dhe komisioneri publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me parashikimet e ligjit “Për statusin” dhe ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”. Ata përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë.
  3. Këshilltari ligjor/ekonomik përfiton përkatësisht 80 % të pages mujore respektive të anëtarit të institucionit të rivlerësimit. Ata mund të përfitojnë një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë, sipas rastit.
  4. Pas përfundimit të mandatit të institucioneve të rivlerësimit, këshilltari ligjor/ekonomik, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Neni 50

Bashkëpunëtori i drejtësisë

  1. Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit, ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.
  2. Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.
  3. Personi ka të drejtë përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.

4 Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

  1. Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit, i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të rivlerësimit.
  2. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit ose jep dëshmi të rreme për të cilën mban përgjegjësi penale sipas legjislacionit penal.
  3. Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës. Kthimi i shumës mund t’u kërkohet drejtpërdrejt edhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumën përkatëse.

Panorama

Next Post

Aksidentohet rëndë kalimtari te Kopshti Botanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In