• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Sot nis llogaridhënia e gjyqtarëve, Fatos Lulo në seancë dëgjimore

by A R
21/03/2018 07:49
Nje seance e Gjykates Kushtetuese, ku eshte rrezuar kerkesa e Kuvendit per heqjen e pezullimit per ligjin e Vetting-ut. /r/n/r/nA session of the Constitutional Court, which overruled the request of the Assembly to to remove the

Nje seance e Gjykates Kushtetuese, ku eshte rrezuar kerkesa e Kuvendit per heqjen e pezullimit per ligjin e Vetting-ut. /r/n/r/nA session of the Constitutional Court, which overruled the request of the Assembly to to remove the

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë historike për shqiptarët dhe Shqipërinë. Më në fund, ora e llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, ka trokitur. Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyn në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Pas 125 ditësh hetimesh dhe verifikimesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga përfaqësues të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, sot do të nisë maratona e seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut.

Llogaridhënia publike për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale nis sot në orën 11:00, në Pallatin e Koncerteve, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, para trupës gjykuese së Vetingut sot do të paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për t’u hapur radhën në ditët në vijim kolegëve të tij në këtë gjykatë si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Lulo do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005. Lulo u propozuar nga ish-Presidenti i Bujar Nishani, ndërsa u votuar nga Parlamenti i kontrolluar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, pa konsensusin e opozitës së atëhershme.

Përfaqësuesit e SHBA-BE do bëjnë pyetje
Shqiptarja.com ka mësuar se gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo, do të pyetet rreth veprimtarisë së tij edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që po asiston në procesin e Vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë janë Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Këta do t’i drejtojnë pyetje gjyqtarit rreth të dhënave që kanë mbledhur ata vetë dhe përfaqësuesit shqiptarë rreth pasurisë së gjyqtarit dhe kontakteve të mundshme me botën e krimit. Vëzhguesit ndërkombëtarë janë njoftuar prej disa ditësh për zhvillimin e kësaj seance dëgjimore. Kjo praktikë do të ndiqet për çdo gjyqtar apo prokuror që do të merret në pyetje. Gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të mos i përgjigjet asnjë pyetje, por kjo mund të konsiderohet mungesë bashkëpunimi dhe për rrjedhojë, kjo sjellje, rëndon më tej pozitat e tij.

Vendimi për gjyqtarin e parë, afati
Pas seancës së sotme dëgjimore, Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit. Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse.

Vendimi do të bazohet në gjetjet që kanë dalë gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të procesit, Komisioni duhet të vendosë mes tre opsioneve, shkarkimin nga detyra, konfirmimin në detyrë ose pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Rastet e shkarkimit nga detyra
Një gjyqtar apo prokuror do të shkarkohet nga detyra në rastet kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Vendimi për shkarkim merret edhe kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Subjekti shkarkohet edhe kur ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë si dhe kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Gjithashtu, prokurori apo gjyqtari do të shkarkohet nga detyra në rast se nga vlerësimi tërësor, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Pronat në Lezhë/Hetimet shtrihen drejt Kune Vainit

Si u kthyen në pemtore shkëmbi dhe ranishtja, zyrtarët fajësojnë njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com