• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, procesi që do të çojë drejt çlirimit të drejtësisë shqiptare të marrë peng

by A R
03/12/2016 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese, ashtu si atëherë kur i tha jo shitjes së detit, ka në dorë sot të na hapë ose të na përplasë në fytyrë derën e Brukselit. Leximet midis rreshtave kanë përfunduar dhe zbatimi i vetingut sipas Venecias është çelësi i vetëm që hap bisedimen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në vitin 2010, një numër anëtarësh së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA propozuan një reformë në sistemin penal, me qëllim reduktimin e kohës së burgimit për një numër veprash të caktuara penale.

Parë se SHBA-së i kushton 80 miliardë dollarë në vit mbajtja e popullatës së saj të të burgosurve, propozimi duket mëse i arsyeshëm. Rezultati? Gjashtë vjet më pas, reforma ende nuk ka kaluar, ndonëse ekziston një konsensus i gjerë mes demokratëve dhe republikanëve për dispozitat e saj.

“Shkundja” e sistemit të drejtësisë, sado i lehtë apo e fortë qoftë, është gjithmonë një sipërmarrje madhore, një nga ato sipërmarrje që kërkojnë kurajo, por që kanë gjasa të përcaktojnë fatet e një kombi për dhjetëra vite në vazhdim.

Kurajo, pak a shumë si 100 e pak vjet më parë, kur shqiptarët, mes tyre shumë nga ata që kishin bërë karrierë e pasuri nën hyqmin e Portës së Lartë, u bashkuan duke sakrifikuar privilegjet e tyre për një kauzë më të lartë, për të deklaruar mëvetësinë e një vendi që fare lehtë mund të mbetej ashtu siç Bismarku e kishte pagëzuar, një “shprehje e thjeshtë gjeografike”.

Sot, udhëheqësit tanë janë përpara një prej atyre dilemave që natyrshëm të lënë pa gjumë: Unë tani apo unë në histori? 91% e shqiptarëve duan historinë europiane dhe 100% e tyre janë të etur për drejtësi, sidomos për drejtësinë që bie direkt mbi kokat e atyre që hedhin sërish shkarpa në rrugën e reformës në drejtësi.

Për herë të parë ndonjëherë, Europa na ka treguar portën ku duhet të trokasim. Shqiptarët, pothuajse gjithmonë të paftuar më parë në sofrat ku Europa ka caktuar fatet e kombit tonë, sot kanë të qartë se zbatimi i plotë i reformës së drejtësisë është praktikisht vetë shkopi magjik që çbllokon rrugën tonë europiane.

Sfilitja dy-vjeçare e politikës për të hartuar një reformë të përbashkët u duk se mbaroi në 22 korrik, kur të 140 deputetët ngritën kartonin jeshil dhe dolën të rrahin gjoksin se cila parti e kishte dashur më shumë këtë reformë. Pa hapur ende shishen e shampanjës, pa u mbyllur ky vit, përsëri ka diçka që nuk shkon…

Të humbësh në kakofoninë e termave të rinj që ka prodhuar debati disa-vjeçar i reformës në drejtësi duket sot se është gjëja më e thjeshtë: veting, Venecia, neni 88, 2/3 apo 3/5, shumë të tjera që kush Dreqin mund t’i mbajë mend të gjitha?

Të analizosh faktet mes kaq shumë historie që ka prodhuar kjo reformë e “mirëpritur” nga të gjithë është edhe më e vështirë. Por, diçka duket qartë që ka ndryshuar thelbësisht në një vit. Nëse një vit më parë të interesuarit për dështimin e reformës kapeshin mes teknikaliteteve që pala tjetër nuk mund t’i pranonte, sot ata që vërtet nuk e duan këtë reformë i janë qasur aventurës së ndryshimit të thelbit të saj: O unë, o tokë e djegur!

Sot nuk ka më debat për 84 apo 94 vota në Parlament. Nuk ka më debat se si duhet të përkthehet neni 88 në tekstin e Venecias dhe as se kush e ka kuptuar saktë atë që nën rreshta na tha ambasadori Lu. Sot përballemi me një linçim të mirëfilltë ndaj kësaj reforme, veshur me mantelin e ligjshmërisë, lënë si kopili në derën e Gjykatës Kushtetuese.

Përse? Me Kancelaren Merkel që ditën e pavarësisë në Berlin tha “shqip” se ligji i vetingut është i vetmi kusht për hapjen e negociatave, për besnikët e pushtetit, ky shihet se është preteksi për të vonuar me të paktën një vit hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. “Le të përdorim Gjykatën Kushtetuese që të shtyjmë edhe pak reformën, aq sa për të kaluar zgjedhjet”. Logjikë e thjeshtë, tepër e thjeshtë për të pasqyruar të gjithë të vërtetën.

Tepër e thjeshtë sepse spasmat që disa ndiejnë kur përmendet reforma në drejtësi lidhen shumë më tepër me llogari personale, se sa me luftën politike midis partive apo luftën për pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Pa spërdredhur këtë argument, një fakt mbetet i qartë si kristali në sytë e të gjithëve: Gjykata Kushtetuese sot ka në dorë të ngjitet në nivelin e detyrës që historia i imponon ose të zhytet në llumin e përgjithshëm ku i gjithë sistemi ynë i padrejtësisë, nga A-ja deri tek Zh-ja është i përfshirë.

Ky rekurs ndaj vetingut është çasti kur Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë profesionalizmin dhe pavarësinë e saj. Në mënyrë të ngjashme, si atëherë kur kjo Gjykatë i tha jo shitjes së detit, sot kjo Gjykatë ka në dorë të bëjë ndryshimin për mua, për ty dhe për ata shqiptarë që sot nuk kanë lindur ende. Për aq kohë sa Gjykata ka dërguar çështjen në Venecia, ata duhet t’i binden verbërisht mendimit të Venecias, cilido qoftë ai. Sepse udhëkryqet kanë mbaruar dhe bashkë me to edhe dilemat, ajo që të vendosë Komisioni i Venecias është ajo që “duhet të ndodhë”, në mënyrë që vendi ynë të nisë përfundimisht procesin e pastrimit e spastrimit tonë të brendshëm.

Ky është guri i provës, një gur prove që e gjen Gjykatën me Shpatën e Demokleut mbi kokën e saj, një shpatë “made in Bruksel”. Çdo vendim i rënë ndesh me opinionin e Venecias, është asgjë më shumë se sa një derë e përplasur në hundën e ambicjes europiane të të gjithë atyre shqiptarëve që duan ta gjejnë të ardhmen tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara. Tashmë, nuk ka më vend për ekuivok.

Një vit më parë, ishte përsëri vetingu molla e sherrit. Kush do të përzgjedhë dhe kush do të shporrë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar nga sistemi i padrejtësisë së drejtësisë shqiptare? U duk se në korrik i dhamë rrugë kësaj pune. Të zgjedhurit tanë zgjodhën që vetingu na përket të gjithëve dhe jo vetëm politikës.

Ajo që pakush e di, është se fjala veting u shpik nga romakët, të cilët “veto” quanin procesin e rrethimit të Senatit nga populli, që brohoriste i vendosur kundër vendimeve të marra nga Senati. Sot, më shumë se kurrë duket se nëse Gjykata do të bëjë të bardhën të zezë, ashtu si dy mijë vjet më parë, do të bëjë që pesha e rëndë e vetos të rëndojë përmbi të./Lexo.al

Next Post
FOTOT/ Futbollisti shqiptar blen super-Meclaren me vlerë 180 mijë euro

FOTOT/ Futbollisti shqiptar blen super-Meclaren me vlerë 180 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In