• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu në rrezik, një kryetar partie në komisione

by Afrim Krasniqi
10/08/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Reforma në drejtësi drejt jetësimit? Po. Janë ngritur komisionet e vetingut, janë zgjedhur drejtuesit kryesorë dhe në shtator nis procesi i vetingut për kandidatët në nivelet e larta gjyqësore. Cili ishte argumenti kryesor i reformës në drejtësi? Do të kishim gjyqtarë e ekspertë të pavarur, do të kishim procese vendimmarrëse transparente, do të zgjidhnim më të mirët dhe më të ndershmit, do ti japim fund abuzimeve me Kushtetutën dhe ligjin! Premtim shumë më i madh e më i rëndë sesa pesha që autorët e reformës mund të mbanin mbi supe!

Tani që kemi të zgjedhur komisionet e vetingut, – Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, – mund të kemi një ide për procesin dhe integritetin e tij. Ka emra të mirë, ka emra profesionistë, ka prurje të reja, – por brenda listës ka edhe raste flagrante përfshirë edhe shkelje të dukshme të Kushtetutës së vitit 2016. Le të ofrojmë sot një shembull konkret. Sipas Kushtetutës, aneksit mbi reformën, “anëtarët e Komisionit dhe gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit kanë arsim të lartë juridik dhe jo më pak se 15 vjet përvojë si gjyqtar, prokuror, lektor i së drejtës, avokat, noter, jurist i nivelit të lartë në administratën publike, ose në profesione të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë. Kandidatët për anëtarë të Komisionit dhe gjyqtarë të Kolegjit nuk duhet të kenë qenë gjyqtarë, prokurorë ose këshilltarë ligjorë apo ndihmës ligjorë gjatë dy vjetëve të fundit përpara kandidimit. KANDIDATËT NUK DUHET TË KENË MBAJTUR FUNKSIONE POLITIKE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE FUNKSIONE DREJTUESE NË PARTITË POLITIKE GJATË 10 VJETËVE TË FUNDIT PËRPARA KANDIDIMIT”.

Në fakt, Komisioni Ad-Hoc parlamentar për përzgjedhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka votuar dhe zgjedhur një emër, – Pal Shkambi. Zoti Shkambi ka qenë për vite më radhë kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokrate. Ai është regjistruar së fundi (2015) edhe në zgjedhjet lokale në Shqipëri. Sipas Kushtetutës ai nuk duhej të kishte funksione drejtuese në partitë politikë në 10 vitet e fundit, pra përpara vitit 2007. Me këtë klauzolë, – pra kufizimin me 10 vite, kanë përfituar anëtarë të tjerë të komisionit, përfshirë ish zv/ministri i drejtësisë S.Ç dhe disa emra të tjerë. Kurse në rastin e zotit Shkambi kemi të bëjmë publikisht dhe qartësisht me shkelje të Kushtetutës, – të Kushtetutës që miratuam vetëm një vit më parë. Vendimi është marrë nga parlamenti (komisioni ad-hoc) ku bëjnë pjesë deputetët e partive kryesore politike dhe ka gjetur miratim nga organet e mëparshme verifikuese dhe në fund edhe nga OMN, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!

Shumë kohë përpara procesit të përzgjedhjes së strukturave të Vetingut, Instituti i Studimeve Politike i dërgoi letër zyrtare Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, OMN, dhe Euralis, – duke paralajmëruar pamundësinë ligjore të verifikimit të strukturave partike në 10 viteve të fundit dhe spekulimeve që do të krijohen nga emra të vecantë në kandidim dhe në promovim. Nuk morëm përgjigje. Asnjëherë. Edhe pse na ishte premtuar privatisht e zyrtarisht se do të kishte përgjigje për cdo mendim e sugjerim dhe se procesi do të ishte model për transparencën publike…:(((

Çështja është kaq e thjeshtë: si është e mundur që për një procedurë kaq të rëndësishme të ndiqet standard kaq minimal, të shkelet Kushtetuta dhe të injorohen fakte publike? A është kjo një devijim nga parimet kushtetuese dhe parimet e reformës apo një gabim konsensual i partive dhe OMN? Si është e mundur që asnjë palë politike nuk flet, asnjë grupim asistues në proces nuk flet, asnjë media nuk e raporton skandalin dhe që gjërat absurde vijojnë të na ofrohen si procese normale, madje novative?

Nuk është shqetësim as emri i cituar dhe as roli i tij i mundshëm në Komision. Shqetësim është devijimi nga parimi dhe Kushtetuta, devijimi nga standardi, dhe bashkë me to, paralajmërimi se edhe për të tjerë mund të ketë sistemeve paralele vlerësimi e promovimi, – standarde të dyfishta, pse jo, edhe standarde “për Shqipërinë”. Nëse lexohet CV reale e një pjese të zgjedhur tashmë komisionerë, – nga gjyqësori, nga bota akademike, nga shoqëria civile apo nga profesione të tjera, – nuk është e vështirë të konstatohet se kanë arritur të kalojnë vetingun dhe kështu, të drejtojnë procesin e vetingut për të tjerët edhe individë me rekorde negative profesionale dhe ligjore. Në shtator ISP do të ketë një raport të detajuar për rastet dhe problematikat e detajuara.

Next Post
Kërcënohet seriozisht nga Korea e Veriut, por jeta në Guam është mëse normale (FOTO)

Kërcënohet seriozisht nga Korea e Veriut, por jeta në Guam është mëse normale (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In