• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ KPK ngre dyshime mbi transaksionet e Bardhyl Shehut: Përpjekje për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë

by Java News
07/08/2023 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit Bardhyl Shehu dhe bashkëshortes së tij për të krijuar pasuritë në vlera të mëdha që zotërojnë, ndërsa ngriti dyshime për përfshirje të këtij subjekti në transaksione të paprovuara ligjsërisht si dhe në deklarime të pasakta me qëllim justifikimin e burimeve të tyre. Shehu që nuk u paraqit dhe as u përfaqësua me avokat në seancë, ndërsa një kërkesë e dytë e tij për shtyrje me pretendimin se ishte sëmurë nuk u konsiderua nga KPK që vijoi relatimin e rezultateteve të hetimit administrativ.

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit në seancën dëgjimore që u zhvillua për rvetingun e tij të hënën më 7 gusht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur u relatuan gjetjet dhe barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi administrativ paraprak.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Shehu po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brower.

Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi në Prokurorinë e Kurbinit. Pas mriatimit të hartës së re gjyqësore, Shehu e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kryesuesja Pamela Qirko sqaroi në fillim të seancës se Shehu kishte kërkuar shtyrje të seancës më 19 korrik deri më 7 gusht duke paraqitur raport mjekësor për paftësi në punë. Të hënën ka paraqitur sërish raport, por Komisioni e ka njoftuar se do të vijojë dhe i ka kërkuar që të ushtrojë të drejtën për t’u përfaqësuar me avokat. Megjithatë, në seancën e të hënës nuk ishte i pranishëm as ndonjë përfaqësues ligjor i prokurorit Shehu.

Relatorja Pine sqaroi se hetimi administrativ për prokurorin Bardhyl Shehu ishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Ajo parashtroi raportin e ILDKPKI-së, sipas të cilit ky subjekt rivlerësimi kishte kryer deklarim të paskatë të pasurisë; se kishtemangësi të dokumentacionit për burimet financiare që kanë shërbyer për krijimin e pasurive; si dhe ishin ngritur dyshimet për disa transaksione blerje e shtije.

Për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 138 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 151 mijë e 400 euro dhe të një garazhi për vlerën 30 mijë euro, bashkëshortja e subjektit ka shënuar si burime financiare krijimi në deklaratën “veting” shumat e dhëna nga katër vëllezërit e prokurorit Shehu dhe babai i tij, në këmbim të një objekti 16 m2 dhe truall n ëish-serat e Alliasit.

Por, sipas Pines, objektin dhe tokën në Allias të këmbyer me vlerën e apartamentit dhe të garazhit, rezulton që subjekti e ka përfituar nëpërmjet dhurimit nga vëllezërit në vitin 1996. Po ashtu, ka rezultuar se kjo pronë e deklaruar se u është dhënë vëllezërve, figuron ende e regjistruar në emër të subjektit.

Relatorja Pine pohoi se duket se nuk vërtetohet me dokumentacion ligjor kryerja e këtij transaksioni mes subjektit dhe familjarëve të tij.

Ndërkohë, nga analiza financiare ka rezultuar se vëllezërit dhe babai i subjektit nuk kanë pasur mundësi financiare me burime të lgijshme për dhënien e shumës që ka shërbyer për blerjen e apartamentit dhe vëllait.

Gjatë hetimit, Shehu ka shtuar si burim dhe të ardhurat e motrës, për të cilat Komisioni konstaton se duket sikur janë deklaruar në funksion të procesit të rivlerësimit dhe nuk i ka konsideruar.

Pine tha se duket se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në transaksione të paprovuara ligjërisht vetëm me qëllim justifikimin e burimit të apartamentit dhe garazhit.

Sipas KPK, prokurori Shehu nuk ka arritur të provojë as burimin financiar që ka shërbyer për blerjen e një trualli me sipërfaqe 1059 m2 në Tiranë në vitin 2009 nga bashkëshortja e tij, kundrejt çmimit 45 milionë lekë. Kjo pasuri është shitur nga bashkëshortja një vit më vonë, kur dhe subjekti është larguar nga funksioni dhe për rrjedhojë nuk e ka deklaruar tjetërsimin e kësaj prone.

Pine tha se është konstatuar se kjo pasuri rezulton të jetë e bllokuar në favor të një shoqërie ndërtuese bazuar në një kontratë të vitit 2009.

KPK konstaton se veç pamundësisë për të provuar burimin e krijimit të kësaj pasurie, nuk janë vërtetuar as të ardhurat e përfituara nga shitja.

Shehu ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni, por KPK ka gjetur se ai ka nënshkruar kontratën e shitjes. Sipas Pines, nga të dhënat e administruara ngrihen dyshime mbi këto transaksione.

Komosioni konstaton pamundësi edhe për krijimin e një depozite në shumën 3 milionë e 465 mijë lekë nga bashkëshortja e Shehut. Ajo ka deklaruar se vlera i është dhënë nga i vëllai biznesmen dhe se e ka shtuar depozitën në 5.6 milionë lekë me shuma të dhëna nga e ëma.

Por, KPK vëren se duket se shumat e deklaruara nuk kanë shërbyer për depozitimet. Sipas Pines, deklarimet për burimet e depozitës nuk përshtaten me dokumentacionin e administruar.

Në vijim, relatorja konstatoi se dukej se Shehu me qëllim justifikimin e burimit të blerjes së një automjeti, ka kryer deklarim të pasaktë për çmimin. Ai ka deklaruar blerjen për 2000 euro, ndërkohë që pala shitëse e kishte blerë pak kohë më parë për vlerën 838 mijë lekë.

Relatorja tha se nga rezultatet e hetimit duket se ka përpjekje të subjektit të rivlerësimit për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë.

Në fund të seancës, kryesuesja Pamela Qirko bëri me dije se procesi për rivlerësimin kalimtar të prokurorit Bardhyl Shehu do të vijojë pasi nuk janë gjetur shkaqe të arsyeshme për vijimin e shtyrjes së tij. Ajo solli në vëmendje se Komisioni ka mandat të kufizuar dhe shtoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 10 gusht, në orën 10:10.

Next Post
Akuzat e Berishës, Flamur Noka i bie në një ‘vrimë’: Kemi video orgjirash dhe jo vetëm shqiptare!

"Kulla në qendër…"/ Noka: Me “Bravën” e “Alibashën” s'ka gjuhë të përbashkët. Opozita false nuk sulmon Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com