• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kulla në qendër…”/ Noka: Me “Bravën” e “Alibashën” s’ka gjuhë të përbashkët. Opozita false nuk sulmon Edi Ramën

by Java News
07/08/2023 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet politike rreth opozitës në vend.

Noka u shpreh se demokratët nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke e quajtur atë një “farsë zgjedhore”, ndërsa i mbyll iderën përfundimihst bashkëpunimit me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke i cilësuar këta të fundit si “Brava” dhe “Alibasha”.

Sipas tij në qeverisjen e kryeministrit Rama “skandali kap skandalin” dhe kjo nuk i jep kohë opinionit publik të analizojë situatën.

Sakaq, ai komentoi edhe situatën rreth ndërtimit të një kulle pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet, duke thënë se “opozita false” nuk ka drejtuar gishtin në asnjë moment drejt përgjegjësve të vërtetë për ndërtimin e saj.

“Ne nuk e njohim farsën zgjedhore të 14 majit, pasi është faktuar me prova e argumente se ka qenë një masakër ku nuk ka pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Do të analizohet gjithçka dhe do mbajmë përgjegjësitë tona po ashtu.

Të gjitha forcat opozitare janë ato që besojnë se ky vend ka nevojë për ndryshim dhe se regjimi autokratik i Edi Ramës duhet të rrëzohet. Me gjithë këto faktorë ne do gjejmë gjuhën për krijimin e një fronti opozitar, por me “Bravën” dhe “Alibashën” nuk mund të ulesh pasi janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe pjesë e oborrit të regjimit.

Të dhënat e sistemit TIMS janë eksportuar nga titullarët e institucioneve dhe janë vjedhur nga shteti. Këto të dhëna rrezikohen të përdoren, sepse nuk janë vjedhur kot dhe janë dërguar në databazën e një kompanie në Qipro. Nëse në Shqipëri do kishte drejtësi reale duhet të fillonin hetimet.

Në qeverisjen e Ramës skandali kap skandalin, aq sa nuk ka kohë të komentohet në media një skandal, pasi ndodh i radhës. Kjo ndodh vetëm në regjimin kriminal të Edi Ramës. Në qeverinë e Ramës punojnë dy sektore, ai i vjedhjes e shkatërrimit dhe sektori i propagandës.

Keni dëgjuar nga opozita false që të drejtojë gishtin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për kullën në mes të Tiranës. Ata kërkojnë të mbulojnë zhurmën për batërdinë urbane në Tiranë. Ata që premtuan pyll orbital dhe e bënë Tiranën gjithë kulla nuk janë njësoj me ata që e luftojnë këtë fenomen.

Arben Ahmetaj është i akuzuar për aferën e inceneratorëve, por SPAK nuk vepron te Erion Veliaj. Kjo është drejtësi e kapur e partisë. Kur të përgjigjen përgjegjësit kryesorë që janë Veliaj, Agaçi dhe Rama mund të themi se ka drejtësi të re”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Biologia: Alienët modifikuan gjenetikisht njerëzit, jemi të zgjuar falë tyre

Fizikantët/ Ekzistenca e alienëve mund të vërtetohet brenda 28 ditëve...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    SH flamur eshte turp i malle te quani ju veten demokrate,ju skeni lidhje fare me demokratet e demokracine,ju jeni komuniste,e klysh spiunesh.Kyte e verteton fakti qe komandanti juaj hajdute e vrases eshte monstra e vicidolit.Ju jeni jashtqitja e Kombit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com