Komisioneri Publik do të apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit konfirmimin në detyrë të kryeprokurorit të Krujës Petrit Çano dhe Kreut të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala.
Sipas informacioneve, IKP-ja pretendon se dy funksionarët e lartë të drejtësisë nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për t’u konfirmuar në detyrë.
Në 19 korrik, KPK-ja vlerësoi pozitivisht Petrit Çanon, ndërsa një javë më vonë vlerësoi si të saktë verifikimet për Ramiz Lalën. /l.m