• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu, gjyqtarët mund të dorëhiqen në mes të procesit e të ruajnë pasurinë

by A R
06/12/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gjatë procesit të Vettingut ku do të kontrollohet pasuria, ana profesionale dhe integriteti moral, gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqin dhe ky proces të ndërpritet.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese ku për herë të parë hidhet dritë se si do të veprohet me procesin e Vettingut dhe dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sic dhe shihni në këtë faksimile në faqen 32 të vendimit ekskluziv siguruar nga Report Tv “Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës”.

Por çfarë parashikonte ligji për dorëheqien e subjekteve të cilët i nënshtroheshin rivlersimit në këtë rast prokuroët dhe gjyqtarët? Sipas ligjit 84/2016 në nenin 56 të tij përcaktohej “1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.

Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i njeh të drejtën të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë duke u nënshtruar Vettingut apo zgjedhin të shmangin Vettingun të dorëhiqen në çdo moment.

Në rast se sipas nenit 56/2017 gjyqtarët dhe prokurorët të cilët do të jepnin dorëheqien tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit gjyqtarët dhe prokurorët do të përfitonin pagesë kalimtare tashmë ata do të dalin jashtë sistemit për 15 vite dhe sdo përfitojnë pagesë kalimtare.

Sipas aneksit G të kushtetutës të cilit vendimi detyron të zbatohet për çdo dorëheqie me hyrjen në fuqi të këtij vendimi procedohetnë këtë mënyrë “Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. 2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

E ndërsa deri para këtij vendimi ishte e paqartë nëse gjyqtarët dhe prokurorët mund të dorëhiqeshin me hyrjen në fuqi të ligjit të Vettingut me këtë vendim i hapet drita jeshili atyre të largohen kur ta vlerësojnë vetë dhe të ndërpresin procesin e Vettingut. Një tjetër argument i rëndësishëm i prekur nga gjykata kushtetuese në vendimin e arsyetuar është dhe funksionimi i institucioneve si drejtoria e informacionit të klasifikuar dhe inspektoriatit të deklarimit të pasurive.

Sipas këtij vendimi “Kompetencat e organeve ekzistuese, siç janë ILDKPKI-ja, DSIK-ja apo organet e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk mund të shihen të shkëputura nga kompetencat e organeve të rivlerësimit, pasi procesi i rivlerësimit është një proces kompleks, i cili në bazë të tij ka parimin e bashkëpunimit, të ndërveprimit dhe të kontrollit mes të gjitha organeve të përfshira në të.

Më tej, gjykata sqaron se vetëm duke garantuar se organet e rivlerësimit do të kenë kontrollin e plotë të këtij procesi dhe, nëse është e nevojshme, mundësinë të përcaktojnë edhe modalitete të tjera të bashkëpunimit me organet ekzistuese, rast pas rasti, Gjykata vlerëson se do të garantohet respektimi i parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve dhe do të parandalohet ushtrimi i kompetencave ligjore në mënyrë të pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese”.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të rivlersimit disa gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen, ndërsa më 30 tetor Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshille Vettingut duke e lënë atë në fuqi por me vendimin e arsyetuar tashmë prtitet të zbatohet nga të gjitha institucionet./ReportTV


(Me të verdhë pjesa vendimit që shpëton gjyqtarët nga Vettingu në rast dorëheqje)

Next Post
Pastrim parash? Dy persona kapen me 30 mijë euro cash në makinë

Pastrim parash? Dy persona kapen me 30 mijë euro cash në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

June 28, 2026
“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

June 28, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

“Po kontrolloj rënien!”

June 28, 2026
Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

June 28, 2026
Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

June 28, 2026
Përballë gjykimit publik

Përballë gjykimit publik

June 28, 2026
Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

June 28, 2026
Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

June 28, 2026
Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

June 28, 2026
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In