• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Arjana Fullani nuk dorëzohet dhe kërkon ndryshimin e vendimit

by Ardit Rada
16/10/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ka nisur sot shqyrtimi i kërkesës së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të pasur rrugën të lirë, për t’u rikthyer në drejtësi.

Fullani kërkon rrëzimin e një pike në vendimin e shkallës së parë të Vetingut, që e ka përjashtuar atë me 15 vite nga drejtësia shqiptare, pasi dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Fullani i qëndron dorëheqjes, por nuk pranon përjashtimin 15-vjeçar. Sot, trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi në dhomë këshillimi që kërkesën e zonjës Fullani ta shqyrtojë në seancë gjyqësore publike, javën e ardhshme, konkretisht ditën e mërkurë ora 10.

Zonja Fullani kishte paraqitur një kërkesë në Kolegj, ku kërkonte pezullimin e gjykimit. Kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga trupi gjykues. Me këtë vendim, Kolegji ka vendosur ta kalojë çështjen në seancë plenare, ku do të ftohet edhe Fullani.

Zonja Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej, siç bëri Ardian Dvorani. Pavarësisht largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani, sipas Komisionit të Vetingut, nuk e humbi statusin e magjistrates, pasi kishte të drejtë të shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Për rrjedhojë, për Fullanin nisi Vetingu në mars të 2019.

Në pill të 2019, Arjana Fullani i dërgon një shkresë KPK-së ku njofton se nuk dëshiron të shërbejë më në drejtësi. Megjithatë, KPK-ja ka pohuar se ajo e gëzonte ende statusin e magjistratit. Çështjen e ka zgjidhur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili me prill të 2019 vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për Arjana Fullanin. Bazuar në vendimin e KLGJ për mbarimin e statusit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në korrik të 2019, vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Arjana Fullanin.

Në këtë vendim, KPK vendosi edhe shënimin: ‘Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare’./shqiptarja.com

/e.rr

Next Post
Manastirliu thirrje qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, janë ditë e natë në terren prej 7 muajsh

Manastirliu thirrje qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, janë ditë e natë në terren prej 7 muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In