• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu duhej miratuar brenda korrikut, ose digjej fondi i akorduar nga europianët

by A R
26/07/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valentina Leskaj nuk e mbylli seancën e 25 korrikut si seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar dhe për këtë kishte një arsye. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të Vettingut brenda muajit korrik për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga BE.

Zyra e Tiranës nuk bëri komente rreth kësaj kërkese, por asnjë prej kryetarëve të grupeve të mëdha parlamentare nuk konfirmoi se do të ketë një seancë deri në fund të korrikut.

“Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që  25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PD-së nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”, thotë kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Pothuajse njësoj reagoi edhe Petrit Vasili, i cili vuri në dukje edhe një pengesë kushtetuese pse ligji i Vettingut nuk mund të kalojë brenda korrikut.

“Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, thotë Vasili.

Edhe ekspertët e opozitës folën për disa pengesa, njëra prej të cilave kushtetuese. Sipas tyre, përsa kohë ndryshimet kushtetuese nuk kanë hyrë në fuqi, projektligjet nuk kanë baze ligjore mbështetëse.

Me dekretimin e ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti do të duhen të paktën 15 ditë për botimin në fletoren zyrtare, një kohë që tejkalon edhe javën e parë të gushtit.

Ndoshta, këto llogari ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi, kur iu përgjigj pyetjes së Top Channel, nëse sesioni ishte mbyllur apo jo të hënën.

“Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë. Nëse ka emergjenca në korrik apo në gusht, Parlamenti mund të mblidhet në çdo kohë”, tha ai.

Por miratimi i ligjeve nuk është vetëm çështje kohe. Siç thotë Edi Rama, kjo është edhe çështje votash, sepse 7 ligjet  e para kërkojnë një shumicë prej 84 votash, të cilat mazhoranca i bën me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një postim në Facebook, Kryeministri nuk iu referua ndonjë situate konkrete, por parashikon rezistencë nga ata që u dorëzuan për reformën kushtetuese përballë presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Next Post

Gati ngritja e një burse private, AMF merr në shqyrtim projektin e depozituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” i Trump me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

April 8, 2026
Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In