Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva i cili është dhe kandidat për anëtar në KLGJ.
Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet.
KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.
Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia./a.m.