• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i SHISH: Basha e Kryemadhi po keqpërdorin qytetarët, nuk e pengojnë dot integrimin

by Java News
11/04/2018 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet se kryengritjet dhe problemet e popullit të thjeshtë po shfrytëzohen nga opozita e vendit për të bërë politikë.

“Ajo është një protestë politike. Partitë politike po e shfrytëzojnë këtë situatë për të bërë politikë. Kjo është e padiskutueshme sepse në qoftë se do të ishte protestë popullore, do të kishte më shumë njerëz që kanë interesa të njëjta.

Njerëzit nuk duan që partitë të ngatërrohen me ta sepse e kanë kuptuar që partitë kanë interesa të tjera nga ato të njerëzve. Partitë duan që të marrin pushtetin, njerëzit duan të jetojnë, populli nuk do të vijë në pushtet.

Kështu që ka një diferencë vërtetë të madhe dhe për mua kjo është një protestë popullore, qoftë ajo e Kukësit, qoftë kjo e bizneseve apo e tregtarëve të vegjël”, tha ai.

Ish-kreu i SHISH theksoi se këto organizime politike nuk do të ndikojnë në vendimin që pritet të merret në qershor për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, protestat e deritanishme janë gjëra shumë të vogla për tu marrë, ndërsa shtoi se fokusi kryesor i ndërkombëtarëve është tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut.

Për Klosin, procesi i rivlerësimit për njerëzit e drejtësisë është në rrugë të mbarë dhe duke u bazuar tek kjo, nënvizoi se vendimi i qershorit pritet të jetë pozitiv.

“Absolutisht që të tilla organizimesh nuk do të ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë. Këto janë probleme fare të vogla, në krahasim me detyrat e mëdha që na kishte lënë Bashkimi Evropian.

Vetingu sigurisht është i rëndësishëm dhe kam përshtypjen që ata janë bindur që ka hyrë në një rrugëzgjidhje që nuk është e kollajtë.

Nuk mund të themi afatin se kur mund të mbaroj ky proces, mbase nuk mbaron asnjëherë, por gjërat janë optimiste.

Me aq sa kam dëgjuar nga ministri i Jashtëm, i cili nuk besoj se ka gënjyer, mendoj dhe jam shpresëplotë që këtë herë do të hidhet hapi vendimtar për Shqipërinë.

Them se në qershor do të marrim një vendim pozitiv për të çelur bisedimet, pastaj është një periudhë që kushedi sa vite do të zgjasë.

Pastaj futemi në një kalvar tjetër të gjatë, por hapja e negociatave do të jetë një hap i rëndësishëm dhe me peshë”, deklaroi ish-kreu i SHISH për “Sot”.

Fatos Klosi shtoi ndër të tjera gjatë reagimit të tij se këto organizime nga ana e partive opozitare nuk do të ndikojnë aspak në stabilitetin e vendit.

Ai tha se shkatërrimi i biznesit të vogël është përmes futjes në skemën e TVSH është një lojë politike.

“Nuk besoj se të tilla organizime do të kenë impakt dhe do të arrijnë të destabilizojnë vendin. Duhet të ketë impakt në qeveri sepse është e nevojshme që qeveria të nxjerrë mësime nga këto gjëra.

Në këtë rast cili është mësimi? Unë them që kryeministri e tha shumë qartë kur kërkoi falje për qytetarët e Kukësit.

Mua nuk më duket bindëse ideja që vënia e TVSH do ta shkatërrojë biznesin e vogël, absolutisht që kjo është lojë politike.

Dhe këtë rast e shfrytëzon opozita. Dhe mirë bën në fakt sepse opozita duhet të gjejë çdo mundësi për të bërë politikë”, nënvizoi ish-kryetari i Shërbimit Informativ.

Fatos Klosi i drejtoi edhe një thirrje qeverisë që në rastet kur ndërmerren reforma të tilla të mëdha të bëhen shpjegime shteruese në mënyrë që të mos krijohen këto debate. Sipas tij, ky është çelësi i zgjidhjes së situatave.

a.ç

Next Post
ISIS e ka me Putinin në Rusia 2018: Do e paguash për vrasjet e muslimanëve

ISIS e ka me Putinin në Rusia 2018: Do e paguash për vrasjet e muslimanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com