• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu/ Diplomatët i premtuan Berishës “imunitet” në këmbim të ndikimit te gjykatësit e Kushtetueses?

by A R
24/12/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomatë të huaj në Tiranë kanë patur një takim jozyrtar ditën e mërkurë me ish-kreun e PD dhe ish-kryeministrin Sali Berisha –  sipas një burimi të besueshëm të DITA-s pranë një organizate të huaj që monitoron rajonin e Ballkanit.

Takimi ka qenë konfidencial dhe Berishës i është premtuar se nuk do ketë asnjë lëvizje hetimore apo gjykuese kundër tij, në këmbim të ndikimit tek vota e të paktën dy prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për Vettingun.

Burimi nuk dha detaje mbi numrin e diplomatëve të huaj të pranishëm në atakim apo identitetin e tyre.

Organizata në fjalë nuk ka seli në Tiranë, por vepron në një vend të njohur të Europës.

Sipas të njëjtit burim, Berishës, në këmbim të moscënimit, i është kërkuar në veçanti ndikimi tek Vladimir Kristo, dhe një anëtar i dytë i 8-shes Kushtetuese.

Pak përpara këtij takimi Java News përmes burimeve të saj në Gjykatën Kushtetuese zbuloi se gjykatësit e Kushtetueses ishin të ndarë në gjykimin për ta rrëzuar ose jo ankimimin e PD-së për Vettingun.

Java News zbuloi se 2 nga 8 anëtarët ishin kundër, ndërsa 2 të tjerë ishin për ndryshime në ligj, gjë që do të sillte shtyrjen e mëtejshme të vendimit.

Një nga këta të fundit ishte Kristo, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga gjykatësit më të vjetër në sistem.

Kristo ra në sy gjatë seancës kur Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e ligjit të Vettingut duke rrëzuar kërkesën e paraqitur në emër të Kuvendit nga Pandeli Majko për heqjen e tij, ndërkohë që u shpreh se niste shqyrtimin në themel të kërkesës së Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e këtij ligji.

Në këtë seancë ku i pranishëm në sallë, veç përfaqësuesve të opozitës dhe Unionit të Gjyqtarëve si palë të interesuara, ishte edhe Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, Kristo paralajmëroi votën e tij duke thënë, që nuk mund të reformohet drejtësia, pa u reformuar thellë politika:

“Në asnjë vend nuk ndodh që Kushtetuta të kufizojë të drejtat e njeriut. Tek ne ndodh ky eksperiment. Vettingu do të bëhet dhe shumë mirë që do të bëhet. E shumta që mund të bëjë gjykata është të ndryshojë diçka. Pyetja ime është se nëse heqim ca të sëmurë dhe vijnë ca të pastër, a mos mbetet sërish mikrobi në sistem? A mos ka ardhur koha të reformohet thellë sistemi politik në vend? Është i deformuar dhe nuk kam besim se pa reformuar sistemin politik, reformat në drejtësi do jenë afatgjata” – tha Kristo.

Më pas, duke iu drejtuar ambasadorëve në sallë, Kristo tha ky ka qenë një debat i bërë në Amerikë qindra vite më parë.

“Dy janë problemet që mund ta prishin gjyqësorin: e para, korrupsioni dhe kërcënimi nga krimi i organizuar. Në SHBA u vendos për juri me qytetarët. Koha provoi që ishte vendim i drejtë. A mos ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë kështu?”

Në fund, Kristo kërkoi edhe ndjesë:

“U zgjata ca dhe ndoshta dola edhe pak jashtë statusit, por jam gjyqtari më i vjetër në sistem në mbyllje të karrierës”, tha ai.

Por gjatë votimit, duket se Kristo i është bashkuar votave pro-pa kushte. Rezultati përfundimtar i votimit ishte 6 pro me 2 kundër./a.m.

Next Post
FOTO/ Kur vogëlushi Zaho “interesohet” për punën e babit, kryeministri merr djalin në zyrë

FOTO/ Kur vogëlushi Zaho “interesohet” për punën e babit, kryeministri merr djalin në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In