• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu dhe zgjedhjet, KiE sjell dy deputetë për të mbledhur fakte

by Java News
26/02/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhbllokimi i procesit të “vetting-ut” dhe përgatitjet për zgjedhjet e qershorit pritet të jenë temat kryesore të misionit faktmbledhës të dy bashkëreporterëve të Këshillit të Europës, deputetit gjerman Andrej Hunko dhe atij irlandez, Joseph O’Reilly.

Duke nisur nga e hëna në mengjes e deri më 1 mars, të dërguarit e Strasburgut nisin takimet me krerët e politikës shqiptare, në një kohë kur opozita ndodhet prej disa ditësh në çadrën e protestës dhe Reforma në Drejtësi ndodhet në udhëkryq.

Misioni i reporterëve të Këshillit të Europës për Shqipërinë pason takimet me politikën shqiptare të zhvilluara së fundi nga homologu i tyre në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Në rezolutën e fundit të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, bashkëreporterët kanë vënë në dukje se zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi, – proces që nis me “vetting-un”, rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, – mbetet kushti kryesor për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Strasburgu ka bërë gjithashtu thirrje vazhdimisht që të arrihet konsensus mes të gjithë faktorëve politikë për Reformën Zgjedhore dhe vijimin e procesit të Dekriminalizimit.

Për sa kohë nuk ka rezultate të prekshme dhe konsensus politik për reformat, Shqipëria do të mbetet në listën e monitorimit, krahas Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgisë, Moldavisë, Federatës Ruse, Serbisë dhe Ukrainës.tch/a.k

Next Post
Nëse i shihni këto përbërës në etiketat e ushqimeve…bëni mirë të mos i konsumoni

Nëse i shihni këto përbërës në etiketat e ushqimeve...bëni mirë të mos i konsumoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

September 12, 2026
EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

September 12, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

September 12, 2026
Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

September 12, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

“Të shohin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”- Putin akuzon: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së!

September 12, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com