• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Del para KPK gjyqtari i Krimeve të Rënda Sokol Binaj

by Java News
17/05/2019 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë sot para KPK Sokol Binaj, gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda.

Hetimi për gjyqtarin është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

ILDKPKI dorëzoi një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehje pasurie, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurit: apartament 62.9 metra katrorë në Tiranë, në bashkëpronësi me vëllain, e blerë në 1993. Vëllai i ka dhuruar pjesën e tij të kësaj banese. Për këtë pasuri konstatohet se përputhet deklarimi me dokumentacionin e administruar. Makinë blerë në 2009 për 12 mijë euro, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Për këtë pasuri, nga hetimi ka rezultuar se rezulton se ka burime për blerjen e makinës. Përputhet deklarimi i subjketit me dokumentin e administruar nga KPK. Apartament të dhuruar nga motra në Tiranë.

Ky apartament është 77.97 metra katrorë, pasuri e krijuar pas deklaratës veting. Nga verifikimi rezulton se kjo pasuri është blerë nga motra në 1993 për 23 mijë lekë. Në vitin 2009 motra e subjektit i ka blerë për 2 milionë 730 mijë lekë edhe pjesën tjetër të apartamentit dhe më vonë ia ka dhuruar gjyqtarit.

Në kushtet kur motra e subjektit, bën pjesë te personat e lidhur, subjektit i ka kaluar barra e provës për të vërtetuar shumën e shpenzuar nga motra për blerjen e apartamentit. Për këtë pasuri janë depozituar prova. Apartament ku bashkëshortja figuron bashkëpronare me prindërit në Tiranë. Kjo pasuri është përfituar nga babai i bashkëshortes në vitin 1992. Nga analizimi i të dhënave, duket së kjo pasuri në plotësimin e deklaratës veting ka qenë vetëm në emër të babait të bashkëshortes.

Likuiditetet, rezulton se subjekti dhe bashkëshortja nuk ka deklaruar gjendje likuiditetesh. Evidentohet gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit 2008 në vlerën 100 mijë lekë dhe një llogari tjetër e bashkëshortes, të dyja llogari page. Është kryer analiza financiare ne 2007 dhe 2010 dhe ka rezultuar se ka balanc pozitive e fondeve. Gjatë hetimit janë verifikuar mjetet me të cilat ka udhëtuar jashtë vendit, subjketi ka dhënë shpjegime, që do merren parasysh gjatë vendimmarrjes.

DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Në lidhje me aftësitë profesionale, KLGJ ka dorëzuar në raport me konstatimin se subjekti ka treguar cilësi të pranueshme në punë. Nuk konstatohen indicie apo element që tregojnë se ka mangësi profesionale./panorama

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Ritëm i lartë punimesh në çdo segment të “Rrugës së Arbrit”, Rama publikon pamjet

VIDEO/ Ritëm i lartë punimesh në çdo segment të "Rrugës së Arbrit”, Rama publikon pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In