• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u në politikë, asgjë nuk është si duket

by Lorenc Vangjeli
11/09/2018 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse Lulzim Basha do ta refuzonte vetting-un në politikë të gjithë do t’i hidheshin në fyt. Kundërshtarët do të përmendnin frikën e tij për procese të vjetra dhe do të thoshin se po luan bllofin. Miqtë do të keqardheshin për mungesën e ideve. Neutralëve do t’u dhimbte simbioza e garantuar: një opozitë e dobët, prodhon gjithashtu një qeverisje të dobët. Dhe qeverisjet e dobta janë dert dhe hall i të gjithëve.

Nëse do të bënte, siç dhe bëri, propozim për një vetting të politikës, me Bashën do të ndodhte e njëjta gjë në mënyrë identike, por me role të përmbysura, nga miqtë dhe kundërshtarët e tij. Sapo Basha e artikuloi ftesën e tij për vetting, ligjërimi pro e kundër u vu në rresht. Por për çudinë e të gjithëve, nga rreshti doli vetë kryeministri. Kur të gjithë prisnin reagimin mohues të Ramës, ai befasoi jo pak kur jo vetëm e pranoi vetting-un e politikës, por e çoi edhe shumë më larg propozimin Basha duke zgjeruar rrethin e atyre që do t’i nënshtroheshin vetting-ut. Nga ky moment, stuhia është e garantuar dhe miq e kundërshtarë do të vazhdojnë me gjasa edhe më tej këtë debat. I cili megjithatë, në mënyrën sesi është konceptuar deri më tani, është pothuaj i gabuar. Qoftë “pro”-të, qoftë “kundrat”-at, nuk janë marë me thelbin, por me sipërfaqen e dukshme. Dhe kjo sipërfaqe është kurthi I pikës së ujit ku mbytet shpesh debati politik në Tiranë.

E vetmja recetë për t’i shpëtuar këtij kurthi qesharak, është tentativa për të gjetur çfarë është racionale në propozimin e Bashës dhe “mirëkuptimin” e pjesshëm të Ramës: është ngritur një shqetësim i drejtë, por është adresuar gabim!

Nevoja për kontrollin dhe pastrimin e politikës shqiptare nga elementë të lidhur me krimin, është ulëritëse në nivel perceptimi, urgjente në rrafsh realiteti dhe e domosdoshme në nivel moral. Në politikë ka dyzina me persona që nuk do të ishin të lumtur të jepnin shpjegime për CV-të e tyre. Njëlloj si ligji kontravers dhe antikushtetues i dekriminalizimit, edhe një mekanizëm i ri ligjor që do ta mundësonte pastrimin e haurit politik, është jo i nevojshëm, por i domosdoshëm. Kjo është arsyeja se pse Rama e Basha në këtë pikë janë dakort. Sepse të dy e dinë se për cilët njerëz bëhet fjalë. Sepse të dy, edhe pse i përdorin, i kanë në qafë me makutërinë e tyre dhe me faturat e tyre gjithmonë e më të papërballueshme. Sepse të dy e dinë se një bashkëjetesë e tillë e çuditshme me ta nuk mund të zgjasë në pafundësi dhe se ose do të ikin ata tipat, ose do të ikin ata vetë.

Rama e Basha dinë diçka më shumë qoftë se të tjerët, nga njerëzit që i përkrahin apo i kundërshtojnë. Në kushte normale, pastrami i politikës do të kalonte nëpërmjet votës, por së paku edhe legalisht prej 10 vjetësh, që nga ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, në Shqipëri nuk ka më zgjedhje, por emërime. Numri një apo dy e tre i listave partiake shumemërore në secilin qark, është automatikisht deputet. Mjafton vetëm vullneti i kryetarit të partisë që një gjë e tillë të ndodhë.

Në propozimin e Bashës ka shumë të çara politike, juridike dhe morale që fusin ujë dhe këtu kritikët e tij kanë të drejtë ta kryqëzojnë. Që nga mungesa e sinqeritetit e deri tek absurdi që kanë prodhuar dhe e përsërisin në korr me parimin që budallallëku ngjan pa përsëritet: ky propozim pranon ose po, ose jo dhe asnjë diskutim tjetër. Që nga boshllëku legal dhe deri tek tentativa për të “fotokopjuar” institucionet që priten të ngrihen pikërisht për vetting-un e politikës. E megjithatë, duke parë edhe tre kolonat e tjera të propozimit Basha, doi të kishte pak vend për surprizë nëse nesër do të ketë një qëndrim të ndryshëm dhe pro të opozitës ndaj reformës në drejtësi, një qasje tjetër ndaj një kaste të caktuar të biznesit apo dhe një ligj të ri zgjedhor, të ndryshëm nga ligji aktual.

Për të qenë i besueshëm, Basha duhet të fillojë të shprehet qartë për reformën në drejtësi. Para se t’i shpërndajë deputetët në grupe pune, duhet të nxisë vullnete për krijimin e institucioneve si SPAK dhe BKH. Dy institucione që “pranojnë” e tij për të larguar politikanët e lidhur me krimin, por duke i dërguar ata në burg dhe jo në shtëpi. SPAK e BKH, institucione nën monitorimin e amerikan dhe evropian, premtojnë të mos hetojnë fotografi deputetësh me banditë, por të identifikojnë dhe të sekuestrojnë pasuritë e politikës të prodhuara nga lidhjet me banditë. Nuk ndalon vetëm tek ata, por shtrihet dhe tek familjarët e tyre.

Me shqetësimin e tij të drejtë, por të adresuar gabim, Basha megjithatë ka çelur një debat mjaft të rëndësishëm. Këtë duhet ta kenë parasysh edhe ata që e përqeshin pa e kuptuar, edhe ata që e duartrokasin pa e lexuar. Nuk është më rasti “bis” si atëherë kur fliste për Cannabis-in apo dhe listën me kriminelë në parlamentin shqiptar. Ka shumë gjëra për të qeshur tek drejtuesi i opozitës, por njëra prej tyre do të duhej të bënte seriozë edhe miqtë, edhe kundështarët e tij. Dhe ky është interesi i përbashkët i tij në këtë pikë me Edi Ramën.

Kryeministri është bërë mjeshtër për të përdorur Bashën si çokun në bilardo: e godet atë për të çuar në gropë zarin e rradhës. Ndaj për të kuptuar më mirë se çfarë bën Basha në opozitë, është mirë të kuptohet vullneti, synimi dhe dëshira e kryeministrit. Kjo është një recetë e provuar shpesh herë vitet e fundit. Një recetë do të turpëronte naivët, që mjafton të shuajë zellin e atyre që e sulmojnë dhe I bën qesharakë ata që mbrojnë kryetarin e opozitës.

Next Post
A do ngrihet kullë te Teatri? Përgjigjet Rama

Mazniku: Ligji për Teatrin do ndryshojë, do të ketë mundësi për garë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

July 27, 2026
Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

July 27, 2026
Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

July 27, 2026
Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

July 27, 2026
Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

July 27, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Qeveria sterile dhe prifti mëkatar

July 27, 2026
“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In