• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Kushtetuesja rrëzon Kuvendin për heqjen e masës së pezullimit të ligjit

by Java News
22/11/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për të hequr masën e pezullimit ndaj ligjit të vetting-ut. Ky është vendimi i Gkyatës Kushtetuese i marrë sot, duke rrëzuar kërkesën e Kuvendit. Në këtë mënyrë është kompletuar tashmë qartazi një treshe me protagonistë Gjykatën Kushtetuese, PD dhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët janë rreshtuar kundër vetting-ut. Nuk ka mjaftuar as SHBA dhe Brukseli që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim në favor të vetting-ut, duke u kthyer në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese në një pengesë serioze për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend, si dhe një bllokues i çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Tashmë qartazi Gjykata Kushtetuese është bërë njësh me PD, duke kërkuar mbajtjen në këmbë të një sistemi drejtësie të kriminalizuar dhe të korruptuar deri në palcë. Komisioni i Venecias është shprehur se ligji i vetting-ut është në përputhje me Kushtetutën, por kjo duket s’ka asnjë vlerë për Gjykatën Kushtetuese, e cila duket qartazi e vendosur ta bllokojë ligjin në fjalë. Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e vettingut, duke pretentuar se ai shkel Kushtetutën. Ndërsa Kuvendi kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Pas dëgjimit të palëve, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit.

Demokratët përfaqësoheshin nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe ekspertët ligjorë Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso. Ndërsa PS përfaqësohet nga tre deputetët Pandeli Majko, Vasilika Hysi si dhe kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Gjykata Kushtetuese ka bërë palë edhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët, ashtu si PD, kanë ankimuar vettingun në Kushtetuese, të cilët përfaqësohen në seancë nga kreu i UGJSH, Gerd Hoxha. Deputeti socialist, Pandeli Majko, kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit të vettingut.

“Kuvendi, para se të parashtroje pretendimin e saj kërkon tërheqjen e masës së pezullimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese”. Në çfarë motivesh është bazuar Gjykata Kushtetuese që ka pezulluar ligjin? Një standard i gjykatës që nuk gjendet në ligj”, u shpreh Majko. Ai theksoi se qëndrimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësve. “Vendimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësit, rrezikon këtë institucion pasi nuk evidentohet asnjë efekt negativ i ligjit. Pse nuk ka marrë për baze gjykata parimin e proporcionalitetit? Gjykata nuk marrë në konsiderate asnjë nga 4 kushtet bazë për pezullimin e ligjit, kërkojmë shfuqizimin e këtij vendimi”, tha Majko.

Kundër kërkesës së Kuvendi u rendit kreu i Unionit të Gjyqtarëve shqiptarë, Gerd Hoxha.

“Jemi kundër kërkesës së Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Ligji është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën”, tha Hoxha.

Në koherencë të plotë me Unionin e Gjyqtarëve janë demokratët.

“Ne jemi kundër kërkesë së Kuvendit pasi bie ndesh me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës nuk mund të vihet në dyshim nga askush por respektohet dhe bazohet. Vetë Kuvendi pranon që situata në legjislacion vendimi për pezullim nuk publikohet menjëherë por kur mbyllet shqyrtimi”, tha eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi.

Me. Ar

l1l2

Next Post
Frika nga perëndimi dhe opozita e sotme e Shqipërisë

VETTING-U/ Pandeli Majko: Kushtetuesja të heqë masën e pezullimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In