• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Gjyqtarët e prokurorët mes “kulaçit dhe kërbaçit”, amnistia që ofron ligji ose përballja me ndëshkimin

by Java News
26/12/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

JAVANEWS/ Ligji për vetting-un përmban në brendësi të tij edhe “kulaçin edhe kërbaçin” për të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë, të cilët rezultojnë se kanë ushtruar detyrën duke nëpërkëmbur drejtësinë dhe duke e shfrytëzuar atë për pasurim personal apo promovim në hirarkinë e sistemit të drejtësisë, nëpërmjet korrupsionit politik. Tashmë letrat janë mbi tavolinë. Ata ose duhet të provojnë të gjejnë të çara në ligjin për vetting-un për të mbijetuar, ose duhet të ikin vullnetarisht dhe të gëzojnë “plaçkën e vjedhur” për vite të tëra duke mjelur drejtësinë. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë, pasi Gjykata Kushtetuese ndezi dritën e gjelbër për vetting-un, tashmë janë në dilemë që të vazhdojnë betejën për mbijetesë, apo të dalin në pension të parakohshëm.

Reformën në Drejtësi, ndërsa përpiqet nga njëra anë të disiplinojë sistemin e drejtësis, duke pastruar nga rradhët e këtij sistemi gjykatësit dhe prokurorët e paaftë e të korruptuar, nga ana tjetër ofron amnisti për të gjithë ata persona, të cilët rezultojnë  me probleme gjatë procesit të vetting-ut, sa i përket pasurive apo edhe shkeljeve të bëra gjatë ushtrimit të detyrës. Në kapitullin për Masat Disiplinore, gjyqtarëve dhe prokurorëve u lihet një “derë” e hapur se nëse bien dakord me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, “për të dalë në pension më herët”, mund ta marrin pensionin menjëherë. Shuma e pensionit reduktohet duke marrë parasysh vitet e punës të kryera nga gjyqtarët apo prokurorët dhe vitet e mbetura deri në moshën e pensionit. Thënë më thjeshtë, të gjithë ata që largohen vullnetarisht nga sistemi i drejtësis, nuk do të jenë më objekt apo subjekt i reformës.

Në ligj parashikohet amnisti për pjesën që ka të bëjë me ata gjyqtarë apo prokurorë, të cilët gjatë procesit të verifikimit të pasurive rezultojnë se kanë pasuri që nuk arrinë ta justifikojnë me atë ardhurat e tyre. Ligji sqaron elementët që kanë të bëjnë me masat për t’i larguar nga sistemi i drejtësis, të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë vënë pasuri në mënyrë të paligjshme dhe që nuk e kanë të mundur të justifikojnë pasurinë. Barra e provës për pasurinë që ata disponojnë u mbetet atyre. Në rastin që ata nuk arrinë ta provojnë pasurinë që kanë, çfarë ndodh me ta? Thjeshtë largohen nga sistemi? A do të ndiqen edhe penalisht?  Ligji ndonëse nuk jep një përcaktim të qartë në këtë drejtim, duket se një “pension i parakohshëm vullnetar”, do të ishte një lloj amnistie për ta. Sa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjedhin një zgjidhje të tillë mbetet për t’u parë. Por një mundësi “për t’ia hedhur paq” duket se e kanë.

 

Next Post
GJERMANI/ Heronjtë e vitit 1989 dhe qyqarët e sotëm

Dëbimet nga Gjermania, kush rrezikon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In