• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dëbimet nga Gjermania, kush rrezikon

by Java News
26/12/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet në Gjermani vazhdojnë edhe pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmet në Berlin, Anis Amri në Milano të Italisë. Kancelarja do që dëbimet të intensifikohen.

Në Berlin dhe në gjithë Evropën ndjehet një lehtësim i madh pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmin në Berlin, Anis Amri nga Tunizia. Kancelarja Angela Merkel u shpreh e lumtur për faktin që nga ky “atentator nuk vjen më asnjë rrezik”. Ndërsa ministri i Brendshëm Thomas de Maizière falënderoi policinë italiane “për punën e mrekullueshme” dhe “trimëri të veçantë”. Por rreziku nga terrorizmi në Gjermani nuk është zvogëluar.

Falenderime për Italinë

Edhe kancelarja gjermane Merkel i falenderoi autoritetet italiane për “bashkëpunimin e ngushtë” në këtë rast. Njëkohësisht kërkoi dëbimin më të shpejtë nga Gjermania të personave nga Tunizia, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Kancelarja e ka bërë këtë të qartë edhe gjatë një telefonate me presidentin e Tunizisë, Beji Caid Essebsi. Amri është dashur të dëbohet nga Gjermania dhe Italia, por Tunizia ka refuzuar deri të mërkuren e kaluar që ta pranojë atë. 24-vjeçari i vrarë në Milano nuk ka pasur asnjë dokument me të cilin mund të dëshmohej se ai vjen nga Tunizia.

Ndryshimet e domosdoshme

Kancelarja Merkel ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në politikën e sigurisë. Ajo e ka lutur ministrin e Brendshëm de Maizière dhe ate të Drejtësisë Heiko Maas që në bashkëpunim me zyrën e Kancelarisë të analizojnë të gjitha aspektet e rastit Amri. “Ne do të shikojmë të gjiha masat që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ndryshimin e ligjeve, atje ku është e domosdoshme”, tha Kancelarja. Ndërsa de Maizière pohon se ka ardhur koha që “të flitet për pasojat dhe të ndërmiren masa konkrete”. Dhe kjo do të ndodhë “shumë shpejt”. Ministri tha se ai ka kërkuar së fundi që personat rrezikues (persona rrezikues quhen ata të cilët mund të kryejnë edhe vepra terroriste. Të tillë në Gjermani ka aktualisht 549) të mund të dëbohen më lehtë nga Gjermania. Gjithashtu duhet ndërmarrë edhe masa më të rrepta ndaj personave të cilëve u është refuzuar azili.

Nuk duhet të ngutemi me përfundime

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Maas konfirmoi se këshillimet do të mbahen shumë shpejt në janar të vitit të ardhshëm. Në veçanti duhet të bëhet fjalë për mundësinë e dëbimit më të shpejtë të personave rrezikues dhe për mbikqyrjen më të mirë të tyre. “Siguria dhe liria duhet të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion”, tha Maas.

Politikani i SPD paralajmëroi që të mos nxirren përfundime të përshpejtuara. “Përfundime dhe masa konkrete mund të merren vetëm pas sqarimit të të gjitha detajeve të këtij sulmi të tmerrshëm”, tha ai. Së pari duhet të shpjegohet i gjithë sfondi i sulmit dhe vdekja e Anis Amrit. Hetimet do të vazhdojnë me një intensitet shumë të lartë, tha ministri i Brendshëm.
DW/d.i.

Next Post
Ndotja e ajrit/ Nisma e dy ministrive për “ndalimin” e makinave të para viteve 2005

Standardi euro 3/ Projektvendimi i qeverisë për të çregjistruar makinat para vitit 2000

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In