• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting / Mblidhen sot Komisioni i Posaçëm dhe Konferenca e Kryetarëve

by A R
23/08/2016 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi paraditen e sotme do të diskutojë projektligjin për ‘vetting’­un, atë për SPAK dhe organet e pushtetit gjyqësor. I parashikuar të mblidhej dje, ai u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit. Në të njëjtën ditë kryetari i Kuvendit ka thirrur pasditen e sotme edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Procesi i ‘vetting­ut dhe parimet e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmendur si vija të kuqe nga misioni EURALIUS, pritet të jenë në qendër të mbledhjes së Komisionit për Reformën në Drejtësi.

Anëtarët e komisionit do të njihen me propozimet e ekspertëve lidh­ur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT, për përkufizimet teknike për ligjin e në fjalë. Janë 4 parime që kanë të bëjnë me afatet, institucionet, rolin e vëzhguesve ndërkombë­tarë dhe rolin e bashkë­punëtorëve të drejtësisë, të cilat ndajnë në qëndrime sërish misionin EURALIUS dhe opozitën, pasi misioni ndërkombëtar u ka bërë një vlerësim vërejtjeve të PD­së. Për opozitën, këto 4 parime, të cilat do të përkthehen bashkë në një ligj të vetëm, atë të ‘vetting’­ut, janë të nevojshme në më­nyrë që ky proces të jetë i drejtë, efikas dhe të kthejë besimin te drejtësia.

Pjesë e agjendës së diskutimeve do të jetë edhe gjyqësori, por edhe ligji për Prokurorinë Antikorrupsion, në nenin e të cilit nga OPDAT janë parashikuar ndëshkime edhe për median, shtesa këto që janë bërë javën e shkuar. Pas mbledhjes së komisionit, në orën 18 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë datën kur do të thirret seanca e parë e sesionit të ri brenda gushtit, e cila me shumë gjasë do t’i hapë rrugë miratimit të ligjit të ‘vetting’­ut. Duket se palët në tryezë duhet të dëshmojnë edhe një herë vullnetin politik të 21 korrikut për zbatimin e reformës dhe ligji i ‘vetting’­ut konsiderohet më i vështiri, por edhe më delikati i saj.

Next Post
Tronditet Prishtina, sulmohet me granatë televizioni publik

Tronditet Prishtina, sulmohet me granatë televizioni publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In