• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vetting’ koncesioneve e tenderave publikë nga viti 2025/ Qeveria: Ligji i PPP-ve do rishikohet, në ‘sitë’ kostot e tyre

by Java News
11/10/2023 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga vitit i ardhshëm do të nisin ndryshimet në ligjin për prokurimet publike dhe ligjin e koncesioneve. Synimi kryesor është monitorimi i kontratave koncesionare mbi efektivitetin e tyre, në mënyrë që të reduktohen kostot për buxhetin e shtetit.

Të gjitha kontratat koncesionare do të kalojnë në filtrin e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe do të përballen me kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme nga institucionet me qëllim, uljen e rreziqeve që i kanosen buxhetit të shtetit.

Qeveria ka parashikuar që brenda vitit 2025 të ndryshojë dhe miratojë ligjin e ri “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat PPP”, me fokus mbrojtjen e buxhetit nga devijime të kontratave, në mënyrë që kostot për institucionet kontraktuese të jenë sa më të ulta dhe të garantohet përfitim e dobi më e madhe prej kontratave.

“Krijimi i mekanizmave efikase në lidhje me monitorimin e kontratave koncesionare/PPP, në mënyrë që risqet e palëve kontraktuese, me fokus të shtuar tek autoritetet kontraktore, të jenë sa më të ulëta për të siguruar përfitimin dhe dobinë më të madhe të këtyre”, thuhet në dokument.

Po për këtë qëllim do të hartohet edhe një metodologji për vlerësimin e projekteve të reja koncesionare/PPP, deri në fund të vitit 2026.  Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se brenda vitit 2025, të gjitha kontratat koncesionare do të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hap ky që ndërmerret për të parandaluar korrupsionin në prokurimet publike apo Partneritetet Publike-Private.

Po ashtu brenda vitit të ardhshëm do të rishikohet legjislacioni për prokurimin publik për të siguruar llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe për zbulimin e përfshirjes së zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme./m.j

Next Post
Skadon ultimatumi/ Hamasi lëshon shi raketash mbi qytetin Ashkelon

Lufta/ Inteligjenca amerikane, dyshime për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Comments 2

  1. Shaboni says:
    3 years ago

    Bravo. Kontrolli i Larte i Shtetit kishte mbetur thate. Duhej hedhur edhe nje kocke per ata ……..

    Reply
  2. Leka says:
    3 years ago

    PPP modeli me kriminal ne ekonomi.Thjesht sajese per abuzim me parate e taksaoaguesve shqiptar ? Miliarda euro jane duart e privatit nga taksat tona prej koncensioneve korruptive.E vetmja rruge e ndershme qe ul koston e ndertimit jane tenderat e rregullta dhe me kontrata te pastra pa ekuivoke

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In