• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetmia/ Fshatrat e mbetur shkretë, kryeplaku në lot: Kur lind një fëmijë bëjmë festë

by Java News
23/10/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur i shoh shtëpitë e mbyllura më vjen me kja” kështu e nis rrëfimin e tij Gegor Pemaj kryeplaku i fshatit Obot i Vjetër në Shkodër për emisionin “Jeta pa filtër” të autores Ervisa Lula.

“Në zonën tonë ka shumë fatkeqësi, braktisja u bë në masë për shkak se niveli i qeverive ishte shumë i dobët. Kur kujtoj fëmijërinë time ishim 30 fëmijë që luanim dhe ndanim bukën e kripën me njëri tjetrin, ndërsa tani nuk ka asnjë as për ta pyetur se si je.

Kjo ka qënë zona më e lashtë e qytetit të Shkodrës, këtu ka qënë porti, para 630 vjetëve ka pasur shtypshkronjën e parë, ka patur pafund vapora të ndalur që vinin nga vende të ndryshme të botës, ka patur me qindra njerëz të punësuar ” kujton ai. Profesori i njohur  Përparim Kabo e konsideron fenomenin e shpopullimit në masë si një fatkeqësi kombëtare, ai thotë se: “Është më shumë se tragjedi, fatalitet. Zbrazja e territorit ka krijuar dy Shqipëri, Tirana me qytetet e mëdha dhe vendet e mbetura pa njerëz, pa njerëz do të thotë pa histori. Administratori i njësisë Ana e Malit përshkruan po ashtu të njëjtën situatë.

Ai thotë se përmbytja është njëra nga problematikat më të mëdha me të cilat përballen: “Gjatë periudhës së pandemisë banorët punuan tokën të siguronin jetesën, në periudhën shkurt –prill pati sërish përmbytje, mbetëm në mëshirë të fatit dhe aty filloi largimi i banorëve në masë. Janë mbyllur disa shkolla se nuk ka nxënës, ajo e Obotit u mbyll para 5 viteve, jemi në limite, kur mbyllet një shkollë është një fatkeqësi e madhe.

Ka patur banorë që kur kanë ardhur nga emigrimi i kanë gjetur familjarët e tyre te vdekur.” I përlotur Gegor Pemaj i cili përveçse kryeplak i Obotit është banor i vjetër i kësaj zone thotë se: “Do doja të shihja dhe një herë rrugën e mbushur me djem e me nuse shkollën plot me nxënës, kishën që mbushej me 400 njerëz, kam shpresë ta shoh edhe një herë”. Në një analizë të thellë të këtij fenomeni kaq të rëndë antropologu dhe profesori i njohur Kabo thotë se e gjitha kjo është përgjegjësi e atyre që kanë marrë përsipër të administrojnë sovranitetet e zgjedhësve:

“Nëse ti nuk di të ndërtosh politika sociale, politika të zhvillimit, të garantimit të jetës, të drejtat e njeriut duhet të jenë kudo të garantuara që nga uji i pijshëm, cilësia e shërbimit, heqja e mbetjeve urbane,transporti publik, kushtet në shkolla, shërbimi mjekësor etj. Nëse këto kushte cedojnë atëherë këto zona do të zbrazen sepse njeriu nga natyra do të shkojë atje ku kushtet e zhvillimit janë më të mira.”

Ndërsa për historianen Nevila Nika është e frikshme kjo që po ndodh në shumë aspekte duke filluar nga humbja e krahut të punës deri tek ikja e brezit të ri. Sipas saj kjo situatë është si një pemë e cila nuk mund të rigjenerohet më, nuk ka më jetë./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In