• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetmia e Edi Ramës dhe çakërdisja e Lulzim Bashës

by Enver Robelli
08/06/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

1.
Nuk mund të thuhet asgjë për Edi Ramën pa e përmendur Lulzim Bashën. Dhe e kundërta. Basha dëshiron të marrë drejtimin e Shqipërisë, sepse, sipas tij, qeveria e Ramës është e korruptuar. Këtu mund të ketë të drejtë Basha. Por cila ka qenë arsyeja që shqiptarët në qershor të vitit 2013 votuan kundër Partisë Demokratike të Shqipërisë? Për ata që kanë harruar, ja disa fjalë që shërbejnë si kode: Damir Fazlliqi, Rezart Taçi, mogulët primitivë medialë që lehnin për Sali Berishën, Gërdeci, e ashtuquajtura Rruga e Kombit (e pandërtuar kurrë), vrasjet e 21 janarit 2011. Në një shtet funksional Lulzim Basha do të jepte përgjegjësi për shumicën e këtyre tmerreve, sepse ka qenë në pozita të ndryshme udhëheqëse.

Shqipëria është Shqipëri: kusari i djeshëm mund të sillet si bartës shpresash dhe bartësi i shpresave bëhet kusar. Opozita shqiptare (PD dhe LSI) ka braktisur parlamentin në shenjë proteste për shkak të keqqeverisjes dhe skandaleve të kabinetit Rama. Edhe këtu opozita mund të ketë të drejtë, por si shpjegohet fakti se protestat nuk po masivizohen dhe skepticizmi në shoqërinë shqiptare ndaj Bashës ende vazhdon të mbetet i madh? Shpjegimi i vetëm është: kjo opozitë shqiptare ka aq shumë kufoma nëpër bodrume, saqë njerëzit nuk i besojnë. Rrjedhimisht, Basha lë përshtypjen e një të çakërdisuri që me një grusht militantësh piromanë përpiqet të krijojë skena sa më spektakulare dhe brutale për të pushtuar mediat ndërkombëtare.

2.
Edi Rama po shkruan letra pothuaj çdo ditë. Letra për Bashën. Rrallëkush ia kalon Ramës në zanatin e shkrimit. E vetëkuptueshme që Rama dënon dhunën që po përdorë opozita. Por çfarë ka bërë ai më 21 janar 2011? Ai dhe militantët e tij socialistë mund të përpiqen të gënjejnë opinionin se ishin të butë si qengja në atë ditë janari, por kjo nuk është e vërtetë. U lënduan 46 policë, shumë veturave iu vu flaka, më të çmendurit u përpoqën të futen në kryeministri. Partia Demokratike ka përvojë me këso poshtërsish: në shtator 1998 u përpoq të bëjë puç, ndërsa Kosova po digjej nga regjimi terrorist i Sllobodan Millosheviqit. Në politikë si në çdo fushë të jetës publike është me rëndësi të respektohen disa rregulla elementare. Nëse ato nuk respektohen, atëherë rastet precedente që i ke krijuar vetë, nesër do t’i përdorin edhe rivalët politikë kundër teje.

3.
Tragjedia e Shqipërisë është një kryeministër arrogant që nganjëherë s’e merr seriozisht as veten. Ai mendon se e dirigjon opinionin me televizionin e tij në Facebook, ai shpreson se e manipulon opinionin duke u dhënë para me arsyetime banale televizioneve të mëdha private të vendit, ai beson se edhe kur një medium serioz si BIRN shpalos punët e liga të kabinetit të tij, mjafton të marrësh borinë e të japësh sinjalin: «kazan», «kazan», «kazan». Jo, nuk janë të gjithë kazan.

Ta marrim çështjen «Bild»: kjo gazetë bulevardeske gjermane po zhvillon një fushatë të ashpër me akuza se qeveria shqiptare ka blerë vota me ndihmën e mafiozëve. Edi Rama e pranoi se shkrimet e gazetës gjermane e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Kjo është e vërtetë, por përse Rama nuk i mori seriozisht artikujt dhe kronikat e BIRN-it dhe Zërit të Amerikës kur raportuan për dosjen tashmë të famshme 339? Gazetarët e BIRN-it në Tiranë i përqeshte, ndërsa Elez Biberajt të Zërit të Amerikës i dërgonte një letër patetike. Nuk ishte koha për letra, por për veprime të pamëshirshme kundër keqbërësve. E këtë nuk e bën Rama, sepse si shumë paraardhës të tij në post edhe ky bën kompromise me rrjetet e krimit të organizuar, të cilat në Shqipëri kanë pushtet të madh. A ka qenë shumë më ndryshe në kohën e Sali Berishës?

Shkrimet e gazetës «Bild» Ramës po i kthehen si bumerang. Kur nuk i merr seriozisht mediat që i ke para hundës, atëherë merru tash me kazanin gjerman. Mënyra më e mirë për të kontrolluar mediat është nëse kryeministri qeverisë pa skandale. Në rast të tillë mediat s’kanë fare arsye të jenë agresive, madje as opozita – edhe pse për opozitën nuk ka garanci në Shqipëri, sidomos kur drejtohet nga figura qesharake që shkojnë në Prishtinë për të takuar Ramush Haradinajn dhe për ta lutur t’u ndihmojë në betejën kundër Edi Ramës. Kryeministri Haradinaj mund të kritikohet për shumë mbrapshti, por një gjë duhet t’i pranohet: nuk merret me intriga kundër pushtetit në Shqipëri. Gjë që s’mund të thuhet për Edi Ramën, i cili në dy-tre vitet e fundit në vend se të qeveriste mirë, e zbuloi pekmezin patriotik, duke premtuar madje edhe president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, por sipas Astrit Panxhës nga Klubi Prodhuesve të Kosovës, «për fat të keq Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë që i vë barriera Kosovës në shkëmbimet tregtare». Në Kosovë janë oligarkët që ua paguajnë pushimet pushtetarëve në Europën Perëndimore të cilët qe 20 vjet janë distributorë të prodhimeve serbe dhe pengues të afrimit me Shqipërinë. Kështu është puna dhe për këtë duhet të flitet hapur.

4.
Edi Rama lë përshtypjen e një kryeministri të vetmuar. Iku sharmi i shallvareve të Yohji Yamamoto, i çorapëve shumëngjyrëshe dhe i raporteve të mediave italiane në stilin «con ai piedi le Adidas bianche», sepse s’bën punë më as mbathja e Adidasit. Nuk bën punë më as shtojca për Shqipërinë që e botoi gazeta gjermane «Welt» – kuptohet me para të qeverisë shqiptare. Për ironi gazeta «Welt» dhe «Bild» botohen nga e njëjta shtëpi mediale, nga Springeri i famshëm – ose famëkeq, siç e përshkruan e majta gjermane, jo pa të drejtë.

5.
Çfarë të bëhet? Pas zgjedhjeve të vitit 2017 në një koment pata propozuar që, përkundër fitores së Partisë Socialiste, të formohet një qeveri e përbashkët me Partinë Demokratike për të çuar përpara Shqipërinë drejt BE-së, sepse vendi gjendej para viteve vendimtare. Mund të kenë qeshur fort me këtë propozim pushtetarët e tanishëm në Tiranë. Dhe ja ku jemi: me një parlament njëpartiak, me përpjekje për të mbajtur zgjedhje lokale pa opozitën (e papërgjegjshme dhe shpesh shkatërrimtare), me kritika të ashpra nga BE, me bllokim të integrimit në BE, me Holandën që kërkon t’i kthehet regjimi i vizave Shqipërisë. Dhe me plot skandale: tenderë rrugësh me çmime marramendëse, të cilat i fitojnë firmat e afërta të pushtetin, me aventura në politikën e jashtme, me polarizim të skajshëm dhe me mungesë të kulturës elementare politike dhe të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit.

Next Post

Apeli i BE: Dhuna, e papranueshme! Policët të mos u përgjigjen provokimeve në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In