• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu filloi…

by Spartak Ngjela
06/02/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Pastrimi i shoqërisë nga korrupsioni shtetëror do behet nga shqiptarët e rinj.
Erdhi koha kur Shqipërinë ta marrin në dorë neoshqiptarët: ata që priste që në vitet 1930 filozofi Branko Merxhani.
Por gjithsesi – a do të fillojë të ngrihet europianikisht opinioni publik shqiptar, i cili sot nuk ekziston?

l.
Shqiptaret as në Shqipëri dhe as në Kosove, nuk e kanë të formuar opinionin e tyre publik, dhe s’e kanë pasur asnjëherë. Kjo, në fakt, është sëmundje e vjetër shqiptare, dhe ky është defekti kryesor i historisë së shtetit shqiptar, që ndërkohë ù pa qartë se është i njëjtë edhe në Kosovë.
Por në këto çaste historike duket se ka ardhur sak koha kur do të fillojë ky proces i ngritjes së ndërgjegjes shqiptare, për të formuar shoqërinë e vet me shpirt demokratik dhe me ndjenjën e lartë të mbrojtjes së të drejtave nga vetë shoqëria.
Shoqëria shqiptare duhet të ndërtohet këndej e mbrapa e gjitha si një trup që lëviz dhe e organizuar kundër çdo shkeljeje që mund t’i vijë nga dhuna korruptive shtetërore.

ll.
Pa opinion publik shqiptar nuk mund të ketë Shqipëri demokratike, sepse demokraci do të thotë sistem që mbron dhe garanton të drejtat dhe mendimin e kundërt. Shikoni ç’ndodh sot në Shqipëri: politika amerikane ka marrë përsipër me angazhim solemn që të reformojë demokratikisht shtetin dhe drejtësinë shqiptare, kurse shqiptarët rinë e bëjnë sehir dy njerëz të rëndomtë, Ilir Metën dhe Adriatik Llallën, që godasin botërisht ambasadorin amerikan, pse ky eshtë me shqiptarët kundër vjedhësve të tyre.
Ky pasivitet që tregojnë shqiptarët është papjekuri shoqërore në funksion të të drejtave, sepse shqiptarët ende nuk e kanë koshiencen e të drejtave të tyre.
Konstatohet realisht se këtë koshiencë nuk e kanë në një numur të madh të tyre, as intelektualët shqiptarë, sepse janë të formuar pa personalitet. Kanë një papjekuri të brendshme në formim që nuk i lë të kuptojnë se cili realisht është interesi i tyre. Një bankier i njohur shqiptar më fliste broçkulla para disa ditësh, dhe nuk besonte se mund të vendoseshin të drejtat në Shqipëri. Domethënë nuk i dëshironte, se siç dukej mendonte se mund t’i mbyllej banka, nëse vendosej ligji dhe nuk funksiononte më informaliteti. Dhe ky në fakt është opinioni sundues sot në Shqipëri.
Kështu mendon përgjithësisht edhe mjeku, edhe avokati, edhe ekonomisti, edhe mësuesi, edhe pedagogu i universitetit, edhe… Janë shumë; dhe a e dini pse? Sepse nuk mund ta mendojnë veten që të paguhen në mënyrë formale: shkurt, duan informalitet, domethënë kanë mospranim psikologjik për ligjin, dhe duan të shërbejnë për privilegje, jo për të drejtat. Të drejtat janë universale dhe nuk janë klienteliste, apo partikolare e në funksion të privilegjeve. Privilegji ështe koncepti feudal i prerogativavave, i cili fatkeqësisht është prezent sot në Shqipëri.
Të gjithë sot në Shqipëri duket se i tremb ligji; sepse ne vimë nga një shoqëri shekullore baritore, që jemi formuar më pas dhe kemi jetuar, në njëqind vjet, në një shtet të padrejtë dhe diktatorial, i drejtuar gjithmonë nga një njeri. Por, këtu fillon nënshtrimi i intelektualit shqiptar ndaj forcës së pushtetit, dhe këtu në fakt merr goditjen me të rëndë formimi i opinionit publik shqiptar, sepse, si pasojë, nuk ka mundësi që të spikasin vlerat dhe personalitetet me besueshmëri në opinionin publik.
Në një shoqëri ku për një shekull intelektuali ështe vendosur si shërbyes i vobegtë i pushtetit të padrejtë politik, nuk mund të krijohen vlera të pavarura me zërin e tyre, dhe prandaj nuk ka sot në Shqipëri as opinion publik, dhe as të drejta. Por kjo kohë po merr fund.

lll.
Sot në Shqipëri, e kundërta nuk konceptohet dot si vlerë dhe ligji nuk është garanti i të drejtave. Prandaj, pikërisht kjo është kriza jonë aktuale: intelektualizmi shqiptar nuk pranon forcën e ligjit, sepse ka jetuar gjithmonë në një shtet beneficial privilegjesh dhe shumë të padrejtë, që, duke mos lejuar funksionimin e drejtësisë, jep privilegje për shërbëtorët e tiranisë. Shërbyesët nuk e njohin ligjin
Intelektualizmi shqiptar, nuk është ende dot bërthama e mbrojtjes së drejtësisë shoqërore mes ligjit, por është shërbyes i vobegtë i padrejtësisë, sepse ai asnjëherë nuk është lënë të formohet realisht në Shqipëri nga politika.
Politika shqiptare, që nga Ahmet Zogu e deri sot, ka qenë antiintelektualiste, sepse i ka detyruar intelektualët e lartë, jo të drejtojnë shtetin, por t’u shërbejnë injorantëve me pushtet për disa privilegje. Dhe kjo është arsyeja e trishtë që spkat edhe sot: të gjithë heshtin, sepse nuk e pranojnë, ose nuk e besojnë një rivendosje të një sistemi të ri vlerash në Shqipëri nëpërmjet ligjit.
Të drejtat e shqiptarëve nuk ekzistojnë, sepse ato nuk mbrohen me ligj dhe me gjykatë: shkelësit e ligjit kanë krijuar edhe sistemin shqiptar të vlerave ireale kudo: në drejtësi, në shtyp, në botën akademike, në drejtimin e institucioneve. Domethënë, shqiptarët sot nuk kanë vlera reale në drejtimin e shoqërisë së tyre, dhe kjo po i dëmton edhe në shpejtësinë e kryerjes së Reformës në Drejtësi.
Të gjitha konfliktet frenuese që erdhën në lidhje me ecurine Reformës në Drejtësi, ishin pasojë e gojëqepjes së intelektualëve shqiptarë, të cilët rezultuan të trembur; por edhe të mos përkrahjes së pjesës më të madhe të médias dhe gazetarisë, sepse edhe kjo gazetari mediokër që ekziston, është e strukturuar nga ushqimi që merr nga korrupsioni politik shqiptar i të dy krahëve të politikës. Për, sigurisht që Reforma në Drejtësi, pasi të kryhet, do të risistemojë edhe pavarësinë e shtypit dhe të medias së lirë përgjithësisht, në funksion të profesionalizmit, pavarësisë dhe jo të biznesit klientelist. Reforma do shpronësojë hajdutët, prandaj janë të.gjithë të trembur sot.
Vetëm vendosja e moralitetit në jetë dhe në treg, ligji dhe drejtësia do t’i shpëtojë shqiptarët nga kjo e keqe shekullore.

lV.
Por a do të kryhet dot në Shqipëri Reformë në Drejtësi? Sigurisht që po. Kjo është një kërkesë imediate e historisë së Shqipërisë, dhe amerikanët e kanë kapur tacionalisht këtë kërkesë.
Kur amerikanët pas Luftës së Dytë Botërore kanë filluar reformimin demokratik të Gjermanisë dhe Japonisë, gjendja shoqërore në këto dy vende ishte shumë më problematike se gjendja e shoqërisë shqiptare sot. Atëherë, i gjithë Perëndimi kishte nevojë për reformim demokratik nëpërmjet ligjit, dhe amerikanët e reformuan demokratikisht të gjithë Perëndimin.
Sot, për këtë lloj reformimi demokratik ka nevojë Ballkani Perëndimor. Amerikanët do ta kryejnë domosdoshmërisht këtë reformim demokratik, sepse është intetes jetik zonal edhe për ta edhe për vetë Ballkanin Perëndimor, në funksion të kontradiktave historike që ekzistojnë sot në rrafsh ndërkombëtar.
Pyetja që ngrihet aktualisht është kjo: kush do ta sundojë Ballkanin Perëndimor, demokracia, ligji dhe tregu i lirë, apo oligarkia politike korruptive e cila nuk dihet se ku shkon për interesin e vet?
Në fakt, kjo është edhe pyetja që ndodh realisht të jetë dhe është e gjitha në favor të shqiptarëve. Gjithçka do të ndryshojë, prandaj jam i bindur kur them se, vendosja e drejtësisë ligjore në Shqipëri, do të sjellë risistemimin e vlerave intelektive shqiptare dhe të të gjitha vlerave që kanë të bëjnë me personalitetin e njeriut.
Vendosja e ligjit nëpërmjet një pushteti gjyqësor të pavarur, pasi të shpronësojë tërësisht abuzuesit, do të rrisë optimizmin e opinionit të shtypur publik shqiptar, dhe njëherësh do të sistemojë edhe shtypin e lirë; edhe botën akademike sipas vlerave; edhe vetë tregun në funksion të konkurrencës të cilën e ka mbytur deri tani klintelizmi i korrupsionit politik.
Heqja e vizave që iu bë një grupi të madh korruptiv nga Ambasada Amerikane në Tirane, ka sjellë gëzim dhe optimizëm në të gjithë Shqipërinë. Imagjinoni sa sa i madh do jetë gezimi optimistik i shqiptarëve kur të fillojnë arrestimet e keqbërësve të korruptuar!
Neoshqiptarët po fillojnë punën për purgon e madhe të korrupsionit shtetëror. Të gjithë intelektualët e rinj që e duan atdheun e tyre duhet të bashkohen në këtë proces që do të vendosë ligjin dhe moralitetin në Shqipëri. Po vjen realisht koha për ngritjen e opinionit publik shqiptar.

Next Post
Trump nxjerr dhëmbët: Irani po “luan me zjarrin”

Ndalimi i emigrantëve muslimanë në SHBA, Trump: Po ndodhi gjë, fajin e kanë gjykatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In