• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndalimi i emigrantëve muslimanë në SHBA, Trump: Po ndodhi gjë, fajin e kanë gjykatat

by Java News
06/02/2017 10:04

Donald Trump është hedhur në sulm kundër gjykatësit që bllokoi urdhrin e tij të udhëtimit, duke thënë se “po ndodhi ndonjë gjë”, amerikanët duhet të fajësojnë gjykatat.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar autoritetet kufitare t’i kontrollojnë me shumë kujdes njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjykata Federale e Apelit i rrëzoi kërkesat e administratës së Trumpit për rivendosjen e kufizimeve. Vendimin për të bllokuar direktivën e Trumpit e kishte marrë të premten një gjykatës në Siatëll, duke i dhënë kështu grushtin më të fortë deri tani lëvizjes polemizuese të miliarderit republikan.

Gjykata e Qarkut të 9-të e Apelit në San Fransisko i kërkoi administratës dhe shtetit të Uashingtonit të dielën në mëngjes të paraqesin më shumë argumente deri të hënën pasdite. Tani, shtetasve të pajisur me viza amerikane nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u lejohet hyrja në SHBA. Kjo do të ndodhë derisa çështja të sqarohet plotësisht në gjykatë.

Disa kompani ajrore të mëdha, duke përfshirë këtu Air France, British Airëays dhe Emirates kanë nisur që prej fundjavës t’ua lejojnë pasagjerëve nga shtatë vendet e ndaluara me urdhër ekzekutiv ngjitjen në avionët e destinuar për në Amerikë./tch/a.k

Next Post
50 vite më parë… në Shqipëri Zoti dhe feja u shpallën “non grata”, ndërsa Papa fashist

50 vite më parë... në Shqipëri Zoti dhe feja u shpallën "non grata", ndërsa Papa fashist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In