• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëvrasjet vijnë nga depresioni”/ Flet i mbijetuari nga COVID: Në spital shkova më shumë i vdekur se i gjallë

by Java News
05/09/2020 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të kesh fatin të jetosh një jetë të dytë. Pal Prekperaj nga Laknasi i Tiranës e di shumë mirë kuptimin e kësaj thënie pasi nuk ka shumë që ka fituar betejën me virusin Covid 19.

66- vjeçari me profesion avokat ka 10 ditë që ka lënë spitalin tashmë i negativizuar por se herë pas here vendos tubat e oksigjenit për shkak të pasojave që virusi ka lënë pas në mushkëri.

Mendja nuk i shqitet për asnjë moment nga përjetimet e provuara për 20 ditë në spitalin e sanatoriumit ku thotë se mbërriti më shumë i vdekur se i gjallë.

Në jetën e tij ishte e para herë që provonte spitalin dhe si për ironi u desh që ta përjetonte si bartës i një sëmundje të rëndë virale ndaj të cilës ishte ruajtur shumë, por më kot. Siç tregon dhe vetë ka mjaftuar një vizitë në burgun e Fushë Krujës që avokati të sëmurej vetë si dhe të infektonte edhe djalin dhe bashkëshorten por ata fatmirësisht me simptoma më të lehta.

Avokati 66- vjeçar kujton 10 ditët e para në sanatorium që nga analizat në urgjencë dhe shtrimi në katin e tretë të spitalit ku provoi për herë të parë maskën e oksigjenit që fillimisht e refuzoi derisa u bind nga mjekët se ishte e vetmja rrugë shpëtimi.

Pali thotë se shërbimi mjekësor dhe infermieror nuk i ka munguar në asnjë rast porse sipas tij personeli është i mbingarkuar dhe i lodhur deri në atë pikë sa e ka të pamundur të ofrojë të gjithë asistencën sipas nevojës.

Në rrëfimin e tij ekskluziv për Neës24 i mbijetuari i Covid-19 kujton shokët e dhomës ku pacienti në gjendje më të mirë shërbente më të pamundurit. 66-vjeçari thotë se në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e telefonit dhe as ushqimet apo uji që i sillte familje çdo ditë.

E pyesim se si i përjetoi lajmet e vetëvrasjes së pacientëve në sanatorium. Hesht për një moment dhe mandej nis të flasë e të tregojë se aktet nuk janë produkt i mosdhënies së shërbimit mjekësor por se sipas tij pacientët ngarkohen psikologjikisht që para se të shkelin në spital duke refuzuar që në fillim maskën e oksigjenit që u duket se i mbyt dhe asfikson.

Teksa News 24 flet me Palin kuptohet se ka filluar të lodhet nga pak si shkak i të folurës dhe se është koha që të marrë një sasi të vogël oksigjeni për të ruajtur parametrat vitalë. 66 vjeçari ka edhe një apel të fundit për qeverinë. Ai thotë se vetëvrasjet nuk parandalohen me zgara hekuri në dritare dhe as me police në dhoma duke rikthyer në vëmendje punën e munguar të psikologut në spitale.

g.kosovari

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Horoskopi ditor për nesër, e diel 6 shtator 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In