• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvendosja, Mimoza Kusari: Drafti i Asociacionit mund të ketë ndryshime dhe nuk do ketë pushtet të tretë

by Java News
10/12/2023 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është e bindur se drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë, nuk krijon një mekanizëm të ri të pushtetit të tretë qeverisës që mund të rrezikojë shtetësinë apo kushtetutshmërinë e Kosovës.

Megjithatë, ajo thotë se shqetësimet e krerëve të vendit janë në disa aspekte që mund të krijojnë dykuptimësi në zbatimi, andaj sipas saj, edhe qeveria ka adresuar komente tek ndërmjetësit e dialogut, por për të cilat ende s’ka një përgjigje.

Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, përmend mundësinë që drafti të pësojë ndryshime, prandaj shprehet më e rezervuar të komentojë në detaje, mirëpo nënvizon se aleatët e Kosovës, veçmas ShBA-ja, ka garantuar se nuk do të lejojnë krijimin një niveli të tretë qeverisës në Kosovë.

Shefja e deputetëve të LVV-së në Kuvend mirëpret publikim e draftit të Asociacionit dhe shpërndarjen e tij te partitë opozitare.

“Drafti tashmë është publik, natyrisht i është shpërndarë me të drejtë edhe partive opozitare nga vet zyra e ndërmjetësit zotëri Lajçak. Sa i përket përmbajtjes unë po përmbahem të komentoj në atë çfarë ka aty brenda, për faktin se është draft dhe mund të pësojë ndonjë ndryshim që ne pastaj mund të kemi ose dakordim ose kundërshti në raport me një etnitet që parashihet si rezultat i marrëveshjeve të arritura njëra në vitin 2013 dhe tjetra në vitin 2015. Megjithatë për diskutim dhe informim të brendshëm në nivelin e demokracisë dhe funksionimit të saj është mirë që partitë opozitare e kanë, por duhet pasur parasysh se në të njëjtin draft kryeministrin Kurti vetëm kanë dorëzuar komentet e tyre, për të cilat ende nuk ka një përgjigje dhe nuk ka një afat se cilat janë datat në raport me marrjen parasysh të komenteve apo jo. Pastaj edhe fazat e zbatimit, prandaj çka do që themi ne do të mund të ishte e tepër ose jashtë kontekstit me ngjarjet që mund të pasojnë si rezultat i finalizimit të këtij drafti apo plotësimit të tij”, tha Mimoza.

Kusari-Lila e sheh pozitive edhe shpalljen në kërkim të ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

“Ajo krejt varet nga lëvizjet e tij, pasi atë e mban Serbia. Siç dihet Kosova ka bërë kërkesë disa herë për arrestimin e tij. Është pozitive fakti që Interpoli përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë kërkesën e Kosovës për arrestim të Milan Radoiçiç, krye terroristit i cili në Banjskë ishte organizatori kryesor në një aksion i cili përveç që ishte cenim i rendit kushtetues dhe Republikës shkaktoi edhe vrasjen e një rreshteri në detyrë”, tha Mimoza.

Krahas kësaj, ajo nënvizon se moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është qëndrim parimor i institucioneve të Kosovës./m.j

Next Post
Nga ndihma për emigrantët e paligjshëm, te thyerja e arrestit shtëpiak, dy të arrestuar në Lushnjë

Nga ndihma për emigrantët e paligjshëm, te thyerja e arrestit shtëpiak, dy të arrestuar në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com